×
Bota, 27 shkurt 2014

Këshilli i Lartë (Parlamenti) i Krimesë ka miratuar mbajtjen më 25 maj të referendumit për zgjerimin e kompetencave të autonomisë me pyetjen: "A e përkrahni ju vetëvendosjen shtetërore të Krimesë në kuadër të Ukrainës në bazë të traktateve dhe marrëveshjeve ekzistuese ndërkombëtare?"

Konferenca për shtyp e Viktor Janukoviç, i cili deklaroi mbi legjitimitetin e tij si President i Ukrainës, do të mbahet të premten më 28 shkurt më 17:00 sipas orës së Moskës në Rostov-mbi-Don, njoftoi një burim i afërt me rrethin e ngushtë të tij.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç, i cili u shpall nga opozita si i tërhequr vullnetarisht nga posti i vet pas trazirave masive në vend, iu drejtua autoriteteve ruse me kërkesën për t’i garantuar atij sigurinë personale.

Trupat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe policia janë vënë në gatishmëri të lartë në lidhje me zaptimin e godinave të Parlamentit dhe Qeverisë të Krimesë, ka shkruar të enjten në faqen e tij në Facebook i Ngarkuari i përkohshëm me detyrat e Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Arsen Avakov.

Bota, Ukraina, ushtria, policia, trazira, Krimea, gatishmëri e lartë

I Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Presidentit të Ukrainës Aleksandër Turçinov u bën thirrje ushtarakëve të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse, që ndodhen në Krime, për të mos dalë përtej kufijve të territoreve të përcaktuara nga marrëveshjet përkatëse.

Personat e armatosur, që kanë zaptuar godinën e Parlamentit të Krimesë, shpërthyen përpara godinës një granatë zhurmuese kur gazetarët ukrainas, rusë, turkë dhe mediave të tjera botërore u përpoqën të hyjnë brenda saj.

Ndërtesat e parlamentit dhe qeverisë së Krimesë të enjten në mëngjes janë zaptuar nga njerëz të armatosur.

Tre njerëz kanë gjetur vdekjen në prag si pasojë e tubimeve dhe përleshjeve në Simferopol. Pranë ndërtesës së Këshillit të Lartë u mblodhën rreth 20.000 njerëz.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
9
16
23