×
Bota, 15 shkurt 2014

25 vjet më parë trupat sovjetike u larguan nga Afganistani. Megjithatë deri tani vazhdon kërkimi i ushtarëve të humbur pa lënë gjurmë. Nikollai Bistrov gjatë luftës u zu rob dhe me kalimin e kohës u bë truproje personale e Komandantit të muxhahidinëve Ahmad Shah Masood.

Inxhinierët amerikanë kanë krijuar disa robotë të veçantë - "termite", të cilët janë në gjendje për të ndërtuar konstruksione relativisht të mëdha dhe komplekse pa vizatime, skica dhe plane.

Ish-kongresmeni amerikan Ron Paul u bëri thirrje qytetarëve që të nënshkruajnë peticionin e postuar në faqen e tij zyrtare me kërkesën për faljen e ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden, i cili i transferoi mediave dokumentet e klasifikuara rreth programeve të mbikëqyrjes të shërbimeve të inteligjencës amerikane dhe britanike.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet në 18 shkurt me udhëheqësit e opozitës ukrainase në Berlin, njoftojnë mediat, të cilat tashmë e kanë pagëzuar takimin në fjalë "ofensiva diplomatike e Merkel".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
9
16
23