×
Bota, 12 shkurt 2014

Indonezia po shqyrton mundësinë e blerjes në Rusi të 16 avionëve gjuajtës të modelit "Su-35"(russ. "Су-35"), të cilët në perspektivë do të mund të zëvendësojnë ata të vjetëruar "F-5 Tiger II", njofton Defense News.

Përmbledhja e hiteve të grupit të famshëm "The Queen" ka thyer rekordin e shitjeve në Britaninë e Madhe. Tirazhi i përgjithshëm i shitjeve të albumit "Greatest Hits" të vitit 1981 në momentet aktuale përbën 6 milionë ekzemplarë.

Pothuajse që prej një jave Bosnja dhe Hercegovina po tronditet nga protestat masive. Pjesëmarrësit e tyre tani për tani po parashtrojnë kryesisht kërkesa sociale dhe ekonomike. Megjithatë në BE tashmë kanë filluar të flasin mbi futjen e mundshme të trupave në këtë ish-republikë jugosllave.

Procesi i ri gjyqësor kundër ish-Kryeministrit italian Silvio Berlusconi filloi të martën në Napoli. Këtë herë ai akuzohet për dhënie ryshfeti senatorëve në vitin 2007 me qëllim të minimit të pozitave të qeverisë së Romano Prodi.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
9
16
23