×
Bota, 4 shkurt 2014

Në Bullgari shpresojnë shumë në zbatimin e suksesshëm të projektit të gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore"), deklaroi në një intervistë për gazetarët Presidenti i vendit, Rosen Plevneliev.

Një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin e Sumi (Sumy) të Ukrainës. Si rezultat i këtij aksidenti hekurudhor ka viktima në njerëz.

Bashkimi Evropian duhet "të bashkëpunojë me Rusinë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë", mendon ish-Kancelari gjerman Gerhard Schröder.

Studiuesit britanikë kanë kryer një studim dedikuar ndikimit të "fushës së shtëpisë së vet" në sukseset e atletëve dhe parashikuan fitoren e sportistëve rusë në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë një ndihmë të konsiderueshme financiare Ukrainës. Në lidhje me një skenar të tillë të mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve deklaroi Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Sipas fjalëve të saj, tashmë po zhvillohet jo vetëm skenari i investimeve të drejtpërdrejta financiare, por edhe një kompleks i tërë masash. Përfaqësuesit e opozitës ukrainase thonë se për stabilizimin e situatës në vend do të duhen të paktën 15 miliardë $.

Peshkatari nga Meksika, i cili i marrë rrymat kaloi plot 16 muaj në ujërat e Oqeanit Paqësor, ka pirë gjatë gjithë kësaj kohe gjak breshkash, ujë shiu dhe urinë për të mbijetuar, njoftojnë mediat.

Sipas të dhënave të raportit të Komisionit Evropian, korrupsioni ekziston në të gjitha vendet anëtare të bllokut evropian dhe i kushton ekonomisë së tij 120 miliardë €.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
9
16
23