×
Bota, Shkurt 2014

Zbulimi daton në vitin 1615 para erës së re. Copat e djathit janë gjetur të ruajtura në një mjedis pothuajse hermetik në trupat e 10 mumjeve misterioze të Epokës së Bronzit të varrosura në shkretëtirën Taklamakan në Kinën perëndimore.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka udhëzuar qeverinë të vazhdojë kontaktet me partnerët ukrainas për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike.

Këshilli i Lartë (Parlamenti) i Krimesë ka miratuar mbajtjen më 25 maj të referendumit për zgjerimin e kompetencave të autonomisë me pyetjen: "A e përkrahni ju vetëvendosjen shtetërore të Krimesë në kuadër të Ukrainës në bazë të traktateve dhe marrëveshjeve ekzistuese ndërkombëtare?"

Konferenca për shtyp e Viktor Janukoviç, i cili deklaroi mbi legjitimitetin e tij si President i Ukrainës, do të mbahet të premten më 28 shkurt më 17:00 sipas orës së Moskës në Rostov-mbi-Don, njoftoi një burim i afërt me rrethin e ngushtë të tij.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç, i cili u shpall nga opozita si i tërhequr vullnetarisht nga posti i vet pas trazirave masive në vend, iu drejtua autoriteteve ruse me kërkesën për t’i garantuar atij sigurinë personale.

Trupat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe policia janë vënë në gatishmëri të lartë në lidhje me zaptimin e godinave të Parlamentit dhe Qeverisë të Krimesë, ka shkruar të enjten në faqen e tij në Facebook i Ngarkuari i përkohshëm me detyrat e Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Arsen Avakov.

Bota, Ukraina, ushtria, policia, trazira, Krimea, gatishmëri e lartë

I Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Presidentit të Ukrainës Aleksandër Turçinov u bën thirrje ushtarakëve të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse, që ndodhen në Krime, për të mos dalë përtej kufijve të territoreve të përcaktuara nga marrëveshjet përkatëse.

Personat e armatosur, që kanë zaptuar godinën e Parlamentit të Krimesë, shpërthyen përpara godinës një granatë zhurmuese kur gazetarët ukrainas, rusë, turkë dhe mediave të tjera botërore u përpoqën të hyjnë brenda saj.

Ndërtesat e parlamentit dhe qeverisë së Krimesë të enjten në mëngjes janë zaptuar nga njerëz të armatosur.

Tre njerëz kanë gjetur vdekjen në prag si pasojë e tubimeve dhe përleshjeve në Simferopol. Pranë ndërtesës së Këshillit të Lartë u mblodhën rreth 20.000 njerëz.

Qarqet perëndimore të shtetit të Floridës iu nënshtruan një dyndjeje masive të hardhucave të mëdha të familjes Tupinambis teguixin, areali i përhapjes së të cilave kanë qenë gjithmonë vendet e Amerikës Latine.

Aktivistët në qytetin ukrainas Lviv u bëjnë thirrje banorëve vendas për të marrë pjesë në 26 shkurt në aksionin kundër spekulimeve rreth çështjes së gjuhës në vend dhe për të folur gjithë ditën në rusisht.

Fatkeqë presidentët e Ukrainës dhe Serbisë, respektivisht Viktor Janukoviç dhe Sllobodan Millosheviç, u bënë për vetë faktin se i thanë "jo" Perëndimit. Dhe menjëherë pas kësaj të dy ata u shndërruan në kriminelë. Njëri përfundoi në Hagë, ndërsa se çfarë e kërcënon të dytin - nuk dihet ende.

I ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Ministrit të Brendshëm të Ukrainës Arsen Avakov nënshkroi dekretin për eliminimin e forcave speciale "Berkut".

Ish-Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasje të paramenduar. Gjykata mori vendimin për ta ndaluar atë.

Aplikimi i ndalimit të transmetimit të kanaleve televizive ruse në Ukrainë do të ishte një shkelje e rëndë e lirisë së fjalës, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Rusia duhet të përfshihet në kërkimin e mënyrave të daljes nga kriza në Ukrainë. Ky opinion është shprehur sot prej Ministrit të Jashtëm francez, Laurent Fabius, gjatë fjalës së marrë në seancën e dëgjimeve në Asamblenë Kombëtare.

Autoritetet ruse po fillojnë lëshimin e pasaportave në Krime sipas procedurës së thjeshtuar, njoftojnë mediat ukrainase duke cituar deputetin e Dumës Shtetërore të FR-së Leonid Slluckij, i cili mbërriti me një vizitë në Simferopol.

Moska nuk ndërhyn në situatën e krijuar në Ukrainë dhe pret po të njëjtën gjë edhe nga vendet e tjera, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Majdani ka formuluar kërkesat për anëtarët e ardhshëm të qeverisë ukrainase. Me deklaratën, që përmban kriteret për përzgjedhjen e zyrtarëve, doli i ashtuquajturi Rreth i besimit kombëtar të Majdanit.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
9
16
23