×
Bota, 31 janar 2014

Në sheshin pranë Pallatit të Kombeve në Gjenevë (Zvicër) po mbahet një tubim në shkallë të gjerë në mbështetje të Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad dhe përpjekjeve të Rusisë në zgjidhjen e konfliktit sirian.

Studentët amerikanë kanë krijuar një libër të aftë për të reaguar ndaj emocioneve të lexuesit dhe për të riprodhuar pjesërisht situatën në të cilën gjendet protagonisti i veprës.

Në Uruguaj u zhvilluan kurset e para zyrtare për rritjen e marihuanës, e cila u legalizua këto kohët e fundit në vend, njoftojnë mediat.

Si rezultat i rritjes së papritur të nivelit të rrezatimit është pezulluar puna e objektit bërthamor Sellafield në veri-perëndim të Anglisë. Shumicës së punonjësve të tij u është rekomanduar të mos dalin në punë, njoftojnë mediat.

Kriza në Ukrainë po vazhdon të eksitojë mendjet e fqinjëve të këtij vendi në rajonin e Evropës Lindore. Në mbrëmjen e 29 janarit në një "darkë pune" emergjente në Budapest u mblodhën kryeministrat e vendeve të Grupit të Vishegradit - respektivisht Viktor Orbán (Hungari), Donald Tusk (Poloni), Robert Fico (Sllovaki) dhe Bohuslav Sobotka (Republika Çeke). Në rendin e ditës të saj ishte vetëm një çështje - situata në Ukrainë.

Bota, Bashkimi Europian, gazi, Ukraina, ekonomia, Grupi i Vishegradit

Terroristi norvegjez Anders Breivik, i cili është duke vuajtur dënimin për vrasjen e 77 njerëzve në korrik të vitit 2011, i dërgoi një letër kanalit televiziv rus "REN-TV", në të cilën ankohet për kushtet e mbajtjes së tij në burg.

Autoritetet e Australisë kanë pranuar se i detyrojnë anijet me refugjatë nga Indonezia të largohen prej ujërave territoriale australiane, njoftojnë mediat, duke cituar Ministrin e Emigracionit dhe Mbrojtjes së kufijve të vendit, Scott Morrison.

Viti i Ri Kinez është festa më kohëgjatë dhe më e rëndësishme në kalendarin hënor kinez. Origjina e kësaj feste e merr fillesën nga kohërat e lashta, dhe në formën e vet të tanishme ajo reflekton respektin simbolik ndaj miteve, besimeve dhe traditave të ruajtura në shoqërinë kineze.

Para tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani duhet të zbatohet programi për stabilizimin e situatës në vend, deklaroi sot Ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Sergei Shoigu (Sergey Shoygu) pas bisedimeve me homologun e tij kazakistanas, Adilbek Xhaksibekov (Adilbek Dzhaksybekov).

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
3
4
5
6
7
8
12
16
19
26