×
Bota, 30 janar 2014

Në Japoni arrestohet 28-vjeçari i papunë që vodhi 450 palë këpucë grash. Këpucët e vjedhura u gjetën në dhomën, të cilën ai e kishte marr përkohësisht me qira.

Deputetët e parlamentit të Norvegjisë, respektivisht Snorre Valen dhe Baard Vegar Solhjell, propozuan nominimin e Edward Snowden për çmimin Nobel të Paqes.

Rusia do të marrë parasysh ndryshimet e ndodhura në qeverinë e Ukrainës gjatë hartimit të grafikut të ofrimit të mbështetjes financiare për vendin, tha Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Federatës Ruse, Aleksei Ulukajev.

Ekspertët e Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit dypalësh në Gjenevë ranë dakord për të rritur presionin mbi delegacionet e qeverisë dhe opozitës të Sirisë, njoftoi të mërkurën një burim diplomatik në Gjenevë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një mënyrë të ashpër dhe krejtësisht të qartë paralajmëroi Shtetet e Bashkuara që të përmbahen nga aktivitetet e mëtejshme të spiunimit (spyware) të shërbimeve të fshehta amerikane, që kontrollojnë të dhënat personale të qytetarëve.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
3
4
5
6
7
8
12
16
19
26