×
Bota, 29 janar 2014

Senatorja amerikane Dianne Feinstein, e cila kryeson Komitetin e Senatit për Inteligjencën, nuk ka gjetur dëshmi të supozimeve se Rusia ka ndihmuar ish-oficerin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së, Edward Snowden, në vjedhjen e materialeve të klasifikuara.

Violina e punuar nga duart e mjeshtrit të famshëm italian Antonio Stradivari në vitin 1715 u rrëmbye në qytetin amerikan Milwaukee të shtetit federal Wisconsin.

Kryeministri britanik David Cameron përshëndeti fillimin e shitjes së medikamentit kundër artritit, të zhvilluar nga kompania anglo-ruse "Pro Bono Bio".

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç (Tomislav Nikolić) nënshkroi sot dekretin për shpërbërjen e Skupshtinës (parlamentit) dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ato do të mbahen më 16 mars, njëkohësisht me zgjedhjet lokale në Beograd.

Në Kinë, në bazë të akuzës për korrupsion, u arrestua një prej njerëzve më të pasur në vend - pronari i kompanisë së madhe të ndërtimit "Gold Mantis", Zhu Xingliang.

Qeveria e Serbisë i ka dërguar Presidentit Tomisllav Nikoliç (Tomislav Nikolić) propozimin për shpërndarjen e parlamentit me qëllim të caktimit të zgjedhjeve të parakohshme, njoftoi shërbimi për shtyp i Kabinetit të Ministrave.

Për shkak të ndryshimeve klimatike në Tokë njerëzimi rrezikon të humbasë deri në 30 për qind të specieve të kafshëve dhe llojeve të bimëve. Siç zbuluan shkencëtarët, organizmat e gjalla nuk kanë kohë që të përshtaten me ndryshimet e motit. Njëkohësisht, sipas mendimit të studiuesve, si rezultat i tyre mund të duken ekosisteme të reja.

Në samitin BE-Rusi, i cili u mbajt më 28 janar në Bruksel, nuk është arritur ndonjë progres i qenësishëm, edhe pse në të u nënshkruan disa marrëveshje. Në sfondin e ngjarjeve alarmuese në Ukrainë, të cilat traktohen në mënyra të ndryshme nga Moska dhe Brukseli, dhe njëfarë rënie të intensitetit të dialogut politik, palët njoftuan paraprakisht se do të përqendrohen në sferën e ekonomisë.

Rusia luan një rol qendror në sigurimin e stabilitetit në rajonin Euro-Atlantik, deklaroi të martën Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Mario Mauro. Sipas fjalëve të tij, Moska është një partnere strategjike e Romës në sektorin e mbrojtjes.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
3
4
5
6
7
8
12
16
19
26