×
Bota, 28 janar 2014

Pala ruse i propozon kolegëve nga Bashkimi Evropian për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë mes BE-së dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, e cila po formohet aktualisht nga Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani, njoftoi Presidenti rus Vladimir Putin në bazë të përfundimeve të Samitit BE-Rusi.

Në Bashkimin Evropian shpresojnë se në takimin e ardhshëm BE-Rusi, që do të mbahet në Soçi, palët do të mund të rikthehen tek përparimi në marrëdhëniet e ndërsjellta, deklaroi sot Kryetari i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit të sotëm në Bruksel.

Nënpresidenti i SHBA-së Joe Biden kërkoi nga Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç që të heqë dorë nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe të tërheqë forcat speciale nga rrugët e Kievit. Vetë Presidenti ukrainas anuloi tashmë paketën e "ligjeve të 16 janarit" dhe shpalli amnistinë për pjesëmarrësit e trazirave në rrugë. Në sfondin e përshkallëzimit të krizës politike në të gjithë vendin mbi dorëheqjen e vet deklaroi Kryeministri ukrainas, Mykola Azarov.

Ish-Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Radovan Karaxhiç (Radovan Karaxhiq), dhe gjenerali Ratko Mlladiç (Ratko Mlladiq) të martën duhet të paraqiten së bashku në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.

Verhovna Rada (parlamenti) e Ukrainës mori sot vendimin për njohjen si të shfuqizuara të ligjeve të miratuara me 16 janar në shkelje të rregulloreve, të cilat kufizojnë të drejtat dhe liritë kushtetuese të njeriut.

Kryqëzori i rëndë raketor bërthamor i Flotës Veriore të Rusisë "Pjetri i Madh" (russ. "Петр Великий") ka marrë pjesë në sigurimin e fazës së dytë të transportimit të armëve kimike siriane, duke e kryer këtë operacion së bashku me anijet luftarake të Kinës, Danimarkës dhe Norvegjisë, njoftuan në Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Kryeministri i Ukrainës Mykola Azarov ka dhënë dorëheqjen, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë ukrainase.

Tre ish-presidentët ukrainas Leonid Kravçuk (Kravchuk), Leonid Kuçma (Kuchma) dhe Viktor Jushçenko sot do të marrin pjesë në punën e seancës së jashtëzakonshme të parlamentit ukrainas, të organizuar me qëllim të kërkimit të rrugëdaljeve nga kriza politike që ka mbërthyer vendin.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
3
4
5
6
7
8
12
16
19
26