×
Bota, 24 janar 2014

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë më 28 janar Brukselin, ku do të mbahet takimi i 32-të në nivel të lartë Rusi-Bashkimi Evropian, njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) do të dyfishojë numrin e inspektorëve në Iran për të siguruar verifikimin e besueshëm të programit bërthamor të Teheranit në përputhje me marrëveshjet e Gjenevës, deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Yukiya Amano.

Moska, me sa duket nga të gjitha, është pranë përfundimit të përgatitjes së vizitës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Iran. Gjithsesi, sipas burimeve të mirëinformuara ruse dhe iraniane, udhëtimi i tij do të realizohet në të ardhmen e parashikueshme. Me shumë gjasa, vizita do të bëhet pas Olimpiadës Dimërore në Soçi. Ajo do të zgjasë nga 7 deri më 23 shkurt.

Në qendrën historike të Romës, pranë Kishës së dioqezës franceze të Saint Ivo of Kermartin, natën në të gdhirë të së premtes buçiti një shpërthim.

Protestuesit në natën e së premtes pushtuan ndërtesën e Ministrisë së Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, të vendosur jo shumë larg Sheshit të Pavarësisë (Majdanit) në Kiev.

Bisedimet dypalëshe midis përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës së Sirisë, të cilat ishin planifikuar të fillonin në mëngjesin e 24 janarit, janë shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të ngurrimit dhe mosdëshirës së opozitës siriane për ta mbajtur këtë takim në prezencë të të Dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe, Lakhdar Brahimi, deklaroi Këshilltarja e Presidentit të Sirisë, Buseina Shaaban.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
3
4
5
6
7
8
12
16
19
26