×
Bota, 20 janar 2014

Princi Harry i Britanisë së Madhe po përfundon shërbimin në Aviacionin e Ushtrisë dhe po transferohet për të vazhduar shërbimin në shtabin e Londrës të Forcave të Armatosura, njoftoi të premten Kensington Palace.

Hulumtuesit e kompanisë kineze BGI deklaruan se 50-80% e materialit, i cili përcakton IQ-në e njeriut, mund të trashëgohet.

Në qytetin italian të Rieti, 100 km nga Roma, një murgeshë e re e manastirit lokal lindi një fëmijë. Djalin e quajtën Françesk në nder të Papës së Romës - Françeskut. Mbi babanë e foshnjës nuk dihet asgjë.

Moska do të bëjë çdo përpjekje të mundshme për lirimin e të burgosurit rus nga burgu special amerikan në Guantanamo, deklaroi Komisioneri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, Konstantin Dollgov, pas takimit me të ngujuarin rus të këtij burgu Ravil Mingazov.

Rusia i bën thirrje të gjitha shteteve, të cilat mund të ndikojnë mbi militantët në Siri, të arrijnë në marrëveshje me ta për të siguruar qasjen në ndihmat humanitare të njerëzve në nevojë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
3
4
5
6
7
8
12
16
19
26