×
Bota, 15 janar 2014

Autoritetet franceze në vitin 2013 deportuan nga territori i vet 19.380 romë rumunë dhe bullgarë. Njëkohësisht u shkatërruan 165 kampe të ciganëve endacakë, në të cilat qenë vendosur me banim të dëbuarit.

Komisioneri Evropian për Tregtinë e Brendshme dhe ish-Ministri i Jashtëm i Francës Mishel Barnier deklaroi se është i gatshëm për të pretenduar për postin e kreut të ardhshëm të Komisionit Evropian.

Kylie Minogue do të nxjerrë së shpejti një album të ri. Data e saktë e realizes dhe emri i CD-së nuk janë bërë të ditura ende, megjithatë këngëtarja zbuloi se si do të quhet kënga e parë, e cila do të përfshihet në albumin e ri - "Into the Blue".

Rusia do të marrë pjesë në projektin për modernizimin dhe rritjen e kapacitetit të centralit bërthamor hungarez "Paks", i cili është vlerësuar në gati 10 miliardë euro. Hungaria, nga ana e saj, do të përmbushë të gjitha detyrimet e veta për pjesëmarrjen në ndërtimin e tubacionit të gazit "South Stream" ("Rryma Jugore").

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
3
4
5
6
7
8
12
16
19
26