×
Bota, 13 janar 2014

Samiti i ardhshëm i vendeve të grupit të BRICS (BRIKS), në të cilin hyjnë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), do të mbahet në muajin korrik në qytetin brazilian të Fortaleza, njoftoi të shtunën Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi latinoamerikan.

Shpërthimet e fuqishme diellore provokuan në Tokë një stuhi të fortë gjeomagnetike, e cila do të zgjasë disa ditë. Ekspertët konfirmojnë se ky aktivitet diellor mund të ndikojë në gjendjen shëndetësore dhe shpirtërore të njerëzve meteopatë (meteodependentë), të cilët në ditët e fundit po vuajnë gjithnjë e më shpesh nga dhimbjet e kokës dhe kanë marrje mendsh, si dhe në funksionimin e pajisjeve teknike.

Kompania amerikane Google kërkoi falje për gabimin e bërë në shërbimin e vet hartografik Google Maps, për shkak të të cilit në hartën e Berlinit në vend të sheshit, që mban emrin e Presidentit të parë të Gjermanisë Theodor Heuss, të enjten në mbrëmje u duk "sheshi i Adolf Hitlerit".

Autoritetet qipriote sanksionuan përdorimin e kufizuar prej avionëve ushtarakë rusë të bazës ajrore "Andreas Papandreou" në afërsi të Paphos.

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin u përfshi në listën e 11 liderëve shtetërorë më sportivë të hartuar prej botimit amerikan "The Health Fitness Revolution".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
3
4
5
6
7
8
12
16
19
26