×
Bota, 26 dhjetor 2013

Ajo që na pret në vitin e ri është me të vërtetë e tmerrshme. Asnjë vit paraardhës nuk ka sjellë kaq shumë fatkeqësi dhe kataklizma, siç priten në vitin 2014. Epidemia e mutacionit të gripit të shpendëve do të kositë një të katërtën e popullsisë së botës. Vala e re e krizës jashtëzakonisht të rëndë ekonomike do të përfshijë të gjithë botën, duke çuar në pasoja të shumta të pakthyeshme. Fatkeqësitë natyrore do të fshijnë nga faqja e dheut disa nga qytetet më të bukura të rruzullit tokësor. Dhe ky është vetëm fillimi...

Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka përhapur paralajmërimin për banorët e pjesës veriore të vendit në lidhje me migrimin e derrave të egër radioaktivë.

Moska shpreson se ndërtimi i seksionit të tubacionit të gazit "Rryma Jugore" ("South Stream") në Serbi do të do të shkojë sipas planit, pavarësisht negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian të planifikuara për janarin e vitit 2014, thuhet në komentin e Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Llukasheviç (Alexander Lukashevich).

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç, gjatë një takimi të Këshillit të Rajoneve, kërkoi nga qeveria dhe parlamenti ndërveprim aktiv gjatë negociatave me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila të ishte në përputhje të plotë me interesat kombëtare të Ukrainës.

Revista amerikane "The National Enquirer" njoftoi në vigjilje të Krishtlindjeve se çifti Obama po divorciohet. Sipas informacionit të tabloidit, Zonja e Parë tashmë ka përgatitur dokumentet e nevojshme për avokatin.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe Lideri palestinez Mahmoud Abbas që prej disa vjetësh kanë komunikuar mes tyre me anë të ndërmjetësve në Londër, njofton të enjten faqja e Internetit e gazetës më të madhe izraelite "Yedioth Ahronoth".

Në Kiev qindra njerëz po protestojnë përpara godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme tëe Ukrainës, duke kërkuar me këmbëngulje dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Vitali Zaharçenko (Vitali Zakharchenko) në lidhje me rrahjen e gazetares Tatiana Çernovol (Chornovol).

Ri-ekzaminimi i mbetjeve mortore të udhëheqësit palestinez Jaser Arafat nuk është i nevojshëm, ai vdiq nga shkaqe natyrore dhe jo prej ekspozimit ndaj rrezatimit radioaktiv, u tha gazetarëve të enjten Kreu i Agjencisë Mediko-Biologjike Federale Vladimir Uiba.

Zbulimi irakian deklaroi mbi synimin e rebelëve sirianë të njësive të grupit ekstremist "Dzhebhat An-Nusra" për të rrëmbyer përfaqësuesit e misionit diplomatik të Kombeve të Bashkuara.

Banorët e Tokës do të shohin dy eklipse hënore dhe dy diellore në vitin 2014, treguan astronomët siberianë. Gjithashtu pranë Tokës do të fluturojnë 1 asteroid dhe 7 kometa.

Në rajonin e Antarktikut, ku është mbërthyer nga akujt anija "Akademik Shokalskij", "u ngrit një stuhi e fuqishme dëbore", njoftoi të enjten nga bordi i anijes drejtuesi i Ekspeditës Antarktike Australiane Chris Turney.

Blogeri nga Arabia Saudite Raif Badawi, i akuzuar për fyerje të Islamit nëpërmjet kanaleve elektronike, është dënuar me vdekje.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29
30