×
Bota, 23 dhjetor 2013

Legalizimi i paradokohshëm i marihuanës në Uruguai ka provokuar një valë të re debatesh në lidhje me arsyeshmërinë e një vendimi të tillë. Shteti për herë të parë lejon dhe merr nën kontrollin e vet gjithë këtë sektor: që nga kultivimi dhe përpunimi e deri tek shitja dhe shpërndarja e substancave narkotike.

Koncerni rus "Gazprom" dhe Holdingu gjerman Basf SE nënshkruan marrëveshjen për shkëmbimin e aseteve në mes të "Gazprom" dhe "Wintershall Holding GmbH" ("bijë" 100% e Basf).

Parlamenti i Armenisë ratifikoi marrëveshjet ndërqeveritare me Rusinë për furnizimet e gazit natyror, pavarësisht protestave të opozitës.

Forcat qeveritare siriane kanë vrarë më shumë se 300 vetë, duke përfshirë edhe 87 fëmijë, për 8 ditët e bombardimit intensiv të rajoneve në veri të qytetin të Aleppo, të cilat janë të pushtuara prej rebelëve.

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) u zotua për t’i thyer duart kundërshtarëve të vet, nëse ata nuk do të rreshtin së shpifuri kundër qeverisë së tij.

SHBA-ja blen për pesë para vëllime masive informacioni sekret prej Qendrës së Komunikimit Qeveritar të Britanisë së Madhe, deklaroi deputeti britanik George Galloway.

Këstin e parë prej 3 miliardë dollarësh nga shitja e eurobondeve ukrainase Rusisë Kievi do ta marrë të martën, njoftoi Ministri rus i Financave, Anton Silluanov.

Në fillim të dhjetorit ndërroi jetë ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela. Para Mandelës vdiq nga një sëmundje e rëndë Presidenti më karizmatik i botës bashkëkohore, venezueliani Hugo Chavez. Italianët dëbuan nga Parlamenti ish-Kryeministrin Silvio Berluskoni. Kurse në Australi humbi postin e vet Kryeministrja e parë femër, Julia Gillard.

Kompania e aksesoreve të çmuara Tiffany & Co do t’i paguajë prodhuesit zviceran të orave Swatch Group 499 milionë $ si kompensim për dështimin e planeve të përbashkëta të biznesit.

Kompania "Rusatom Overseas" - filiali veprues jashtë shtetit i Korporatës Shtetërore për Energjinë Atomike të Rusisë "Rosatom" - ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e centralit bërthamor "Hanhikivi 1" në Finlandë.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar nën mbulesën e trashë të akullt të Groenlandës një rezervuar gjigand uji të ëmbël.

Më shumë se 200 refugjatë afganë, që përpiqen të marrin azil në Belgjikë, shkatërruan kampin e ngritur në qytetin e Mons, duke kërkuar një takim me Kryeministrin e vendin Elio Di Rupo.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29
30