×
Bota, 20 dhjetor 2013

Moska prej kohësh argumenton se fitorja e opozitës do ta shndërrojë Sirinë në një vatër të ekstremizmit islamik. Ruajtja e Bashar Al-Assadit në pushtet - ky është më i miri ndër gjithë skenarët e mundshëm të zgjidhjes së krizës siriane. Tani për këtë kanë filluar të flasin hapur edhe politikanët perëndimorë. Dhe për ndryshimin e pikëpamjes së vet ndaj asaj që po ndodh në Siri ata kanë vënë tashmë në dijeni rebelët sirianë.

Bashkimi Evropian do të akordojë suplementarisht 38.5 milionë € për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, thuhet në deklaratën e postuar në faqen e Internetit të Komisionit Evropian.

Moska është fort e shqetësuar për situatën e krijuar rreth objektit sirian në rajonin e Al-Sukari, ku janë magazinuar substancat kimike të destinuara për nxjerrjen dhe likuidimin e mëtutjeshëm jashtë kufijve të vendit, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Aeroplani me ish-Kreun e falur të kompanisë së naftës "Jukos" u ul në aeroportin e Berlinit, konfirmuan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Kompania "Gazprom" ka filluar prodhimin e naftës në vendburimin Prirazllomnoje (Prirazlomnoye), i cili është projekti i parë në historinë e Rusisë i destinuar për shfrytëzimin e burimeve të shelfit Arktik rus, thuhet në njoftimin për shtyp të Holdingut të gazit.

Ish-Kryeministri italian Silvio Berluskoni këtë vit hoqi dorë nga bërja e dhuratave tradicionale të Krishtlindjeve anëtarëve të partisë politike të kryesuar prej tij, njofton gazeta "Corriere della Sera".

Opozita siriane do të përfaqësohet nga një delegacion i vetëm në konferencën ndërkombëtare "Gjeneva-2", të planifikuar për në 22 janar të vitit të ardhshëm në Montreux të Zvicrës, njoftoi një nga krerët e Koalicionit Kombëtar të opozitës dhe forcave revolucionare Michel Kilo.

Evropa është e hapur për Ukrainën, por jo për qeverinë aktuale të këtij vendi, deklaroi sot në Bruksel Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaitė.

Agjencia ndërkombëtare e normimit Standard & Poor’s uli klasifikimin më të lartë kreditor "AAA" të BE-së deri në "AA +" me një parashikim të qëndrueshëm, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Mungesa e konseguencës në zbatimin e Marrëveshjes për mospërhapjen e armës bërthamore pengon zhvillimin e luftës kundër përhapjes së armëve bërthamore në botë, deklaroi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Profesor nderi në Institute of Technology të Massachusetts, filozofi i famshëm amerikan dhe gjuhëtari Noam Chomsky.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë (SHBA) propozuan kufij të rinj të zonës së banueshme për planete të tipit të Tokës. Duke u bazuar në koeficientët e saktësuar të gllabërimit të molekulave të ujit dhe dioksidit të karbonit, ata arritën në përfundimin se planetet potencialisht "të banueshme" duhen kërkuar larg nga yjet dhe jo siç mendohej më parë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29
30