×
Bota, 18 dhjetor 2013

Ministria e Jashtme e Polonisë vendosi t’i drejtohet Këshillit të Ministrave me kërkesën për akordimin e fondeve me qëllim të mbulimit të dëmeve të shkaktuara Ambasadës ruse gjatë "Marshimit të Pavarësisë" më 11 nëntor të këtij viti, njoftoi të mërkurën Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Marcin Wojciechowski.

Dyert e BE-së mbeten të hapura për Ukrainën edhe pas arritjes së marrëveshjeve midis Ukrainës dhe Rusisë për zgjerimin e bashkëpunimit, deklaroi të mërkurën Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë fjalës së marrë në Bundestag.

Komisioni Evropian javën e kaluar ia ka hyrë punës për studimin e materialeve të "Gazprom-it" për zgjidhjen e çështjes që ka të bëjë me hetimin antitrust të BE-së, njoftoi të mërkurën Nënkryetari i Komisionit Evropian përgjegjës për politikën e konkurrencës, Joaquín Almunia.

Rusia ka ndërmend të investojë në letrat me vlerë të Ukrainës 15 miliardë $. Në të njëjtën kohë çmimi i gazit për Kievin do të reduktohet përkohësisht deri në pothuajse 1.5 herë. Në këto marrëveshje arritën presidentët rus dhe ukrainas, respektivisht Vladimir Putin dhe Viktor Janukoviç.

Në Moskë janë të befasuar nga përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për të ushtruar presion mbi Kievin pas marrëveshjeve të arritura prej tij me Moskën.

Rusia do të caktojë një numër të madh të kamionësh të blinduar, cisterna dhe pajisje të tjera logjistike për pjesëmarrje në operacionin për nxjerrjen e armëve kimike nga Siria, njoftoi të mërkurën Kreu i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK/OPCW), Ahmet Üzümcü.

Rusia ka deklaruar gatishmërinë e saj për të investuar suplementarisht në ekonominë serbe mbi 5 miliardë euro. Sferat me interes të ndërsjelltë janë energjetika, industria dhe sfera sociale.

Sot në Romë po mbahen protesta masive kundër politikës ekonomike të qeverisë, e cila çoi në rritjen e theksuar të papunësisë në vend. Për të siguruar ruajtjen e rendin në rrugë kanë dalë rreth 1.500 policë.

Paketa e dokumenteve ukrainase-ruse, e nënshkruar në Moskë të martën (më 17 dhjetor), hap perspektiva shumë të mira për ekonominë e Ukrainës në vitet e ardhshme, theksoi sot në mbledhjen e Qeverisë së vendit Kryetari i saj Mykola Azarov.

Procesi i shkatërrimit të armëve kimike siriane është duke u zhvilluar në përputhje të plotë me afatin e përcaktuar, deklaroi sot në Këshillin e Federatës Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të SHBA-së mund të miratojë sanksione ndaj atyre përfaqësuesve të autoriteteve ukrainase, të cilët kanë autorizuar përdorimin e forcës kundër demonstruesve, thuhet në projekt-rezolutën e prezantuar nga kongresisti demokrat Eliot Engel.

Perëndimi për herë të parë i bëri të qartë të opozitës siriane se Presidenti i Republikës Bashar Al-Assad mund të mbetet në pushtet.

Autoritetet braziliane nuk janë të interesuara për t’i dhënë azil politik ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden, njoftojnë mediat lokale duke cituar deklaratën përkatëse të qeverisë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29
30