×
Bota, 12 dhjetor 2013

Qeveria spanjolle mori vendimin për të bllokuar planet e Katalonjës për mbajtjen e referendumit mbi pavarësinë, të caktuar për datën 9 nëntor të vitit të ardhshëm.

Gjatë zhvillimit të Panairit Botëror të vitit 1964 në Nju Jork shkrimtari i lëmit fantastiko-shkencor Aizek Asimov ka parathënë se si do të jetë bota pas 50 vjetësh. Parashikimi i tij u botua atëhere në gazetën "New York Times". Duke e lexuar atë sot, ti kupton se shkrimtari arriti të parashikojë praktikisht të gjitha përparimet, arritjet teknologjike!

Qeveria e Katalonjës ka vendosur mbajtjen e referendumit për pavarësinë e rajonit më 9 nëntor të vitit 2014.

Kometa ISON (C/2012 S1), të cilën e pagëzuan me emrin "Kometa e shekullit", në konferencën e Bashkimit amerikan të Gjeofizikës u deklarua zyrtarisht e vdekur. Ajo nuk mundi t’i mbijetojë dot takimit me Diellin.

Rusia është e gatshme të përdorë armën bërthamore në rast të ndonjë sulmi mbi të me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore, deklaroi Zëvendës kryeministri rus Dimitri Rogozin.

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç ka ndërmend të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Catherine Ashton.

Nata në të gdhirë të së enjtes në Sheshin e Pavarësisë ishte e qetë. Numri i protestuesve, në krahasim me ditët e fundit, në qendër të Kievit ishte shumë më i madh, njoftojnë mediat ukrainase.

Kompania ruso-hungareze South Stream Hungary Zrt dhe Konsorciumi Ndërkombëtar i organizatave të projektimit kanë nënshkruar një kontratë për realizimin e punimeve projektuese dhe studimore të seksionit hungarez të gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore").

Komanda e Forcave Ushtarake Detare (FUD) të Vetëmbrojtjes të Japonisë njoftoi se nga 16-20 dhjetor bazën e FUD "Maizuru" në ishullin e Honshu do ta vizitojë një skuadron i anijeve të Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë në përbërjen e të cilit hyjnë anija e madhe anti-nëndetëse "Admiral Vinogradov", anija cisternë "Irkut" dhe rimorkiatori "Kalar".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29
30