×
Bota, 4 dhjetor 2013

Si rezultat i shpërthimit në një fabrikë në Portugali humbi jetën një person dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. 

Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Vitali Zaharçenko, ndaloi vartësit e vet të përdorin forcën kundër pjesëmarrësve të aksioneve paqësore të protestës.

Numri i viktimave të konfliktit të përgjakshëm në Siri rezulton të jetë mbi 100.000 vetë, kurse fluksi i refugjatëve e ka tejkaluar tashmë shifrën dy milionë. Por statistikat anashkalojnë zakonisht numrin e grave të prekura.

Negociatat midis "Gazprom" dhe "Naftogaz i Ukrainës" deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat, njofton Kreu i kompanisë ruse, Aleksei Miller. 

Militantët e opozitës ndërmorrën një sulm intensiv me mortaja mbi lagjet e banuara në qytetin më të madh të Sirisë, Aleppo. 

Mbështetësit e integrimit me BE-në duhet të jenë të vendosur dhe të ruajnë dinamikën e protestës, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta detyrojnë Presidentin Viktor Janukoviç të bëjë lëshime, deklaroi anëtari i misionit monitorues të Parlamentit Evropian dhe ish-Presidenti i Polonisë, Aleksander Kwaśniewski.

Ukraina nuk duhet të presë nga BE-ja dhënien e menjëhershme të miliarda eurove për të ndihmuar stabilizimin e situatës së saj ekonomike.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të besimtarëve Papa Françesku u zhyt në kujtimet e rinisë së tij.

Dokumentari "Proces gjyqësor demonstrativ: Historia e "Pussy Riot" (angl. Pussy Riot: A Punk’s Prayer) u përfshi ndër 15 filmat e përzgjedhur nga akademikët amerikanë të lëmit të kinematografisë.

Bashkimi Europian nuk pranoi të fillonte bisedime të reja për asocimin me Ukrainën.

Moska shpreh habi nga fakti se NATO po miraton një deklaratë për moslejimin e shpërndarjes së dhunshme të demonstratave në Ukrainë.

Aparati kozmik "Chang'e-3", në bordin e të cilit ndodhet roboti eksplorues i Hënës (moonwalker, rover) "Yutu" (ndryshe "Jade Rabbit buggy"), startoi nga kozmodromi "Xichang" (Xichang Satellite Launch Centre). Në mes të dhjetorit roboti eksplorues i Hënës duhet të aterohet në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës, të marrë mostrat e dheut hënor dhe të kryejë eksplorimin e mineraleve të dobishme atje. Dërgimi i astronautit kinez në Hënë mund të ndodhë pas vitit 2020.

Demonstruesit, të udhëhequr nga iniciatori i protestës, formuan një autokolonë dhe iu drejtuan Departamentit qendror të Policisë Kombëtare në Bangkok, njoftoi televizioni lokal.

Protestat në qendër të Kievit nuk po rreshtin. Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë me këmbëngulje dorëheqjen e qeverisë. Ndërkohë, nga kryeqyteti ukrainas për në Bruksel dhe Moskë po nisen për negociata dy delegacione zyrtare. Sipas fjalëve të Kryeministrit Mykola Azarov, Ukraina shpreson të merret vesh me BE-në mbi kushte të favorshme për vendin. Megjithatë, ai theksoi se Kievi ka për qëllim gjithashtu "forcimin e partneritetit strategjik me Federatën Ruse".

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së John Kerry "në margjinat" e takimit ministror të Këshillit NATO-Rusi (KNR), i cili do të mbahet të mërkurën në Bruksel.

Trupat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, të cilat janë të dislokuara në Krime, po zhvendosen në drejtim të Kievit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29
30