×
Bota, 30 tetor 2013

Kryetari i parlamentit izraelit, Yuli Edelstein, e shpalli Presidentin e Francës, Francois Hollande, "persona non grata" në muret e Knesset-it, pasi ai vendosi të mos flasë para deputetëve gjatë vizitës së tij të muajit nëntor në shtetin hebre.

Autoritetet e qytetit Goslar në Gjermani privuan Adolf Hitler nga statusi i qytetarit të nderit, që i është dhënë atij 72 vite më parë.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e SHBA-së ka spiunuar Kreun e Kishës Katolike Romake.

Marrëveshjet e Gjenevës për shkatërrimin e armëve kimike në Siri po përmbushen në mënyrë shumë efektive, por gjithsesi vihen re përpjekje për ta minuar këtë proces, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kryeson renditjen e njerëzve më me ndikim në botë sipas versionit të revistës "Forbes", duke zhvendosur Presidentin amerikan Barack Obama në vendin e dytë, njoftohet ditën e mërkurë në faqen e Internetit të edicionit.

Një shpërthim i fuqishëm gjëmoi sot pranë Ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Gjetja në Australi e tre specieve të panjohura më parë të vertebrorëve (ndryshe kurrizorëve) është një lajm i mirë jo vetëm për shkencëtarët, por edhe për të gjithë ne. Kjo do të thotë se jo çdo gjë është e njohur tashmë për banorët e planetit Tokë.

Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, mendon se komunikimi qeveritar që ekziston në vend mundëson mbrojtjen e sigurisë së bisedave të zyrtarëve të lartë të vendit.

Në qytetin Picayune (Mississippi) banorët lokalë vunë re një kafshë të pazakonshme, e cila disave u ngjasoi me çupakabrën legjendare.

Më 27 nëntor të vitit 2013 në Paris në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave do të shpallet qyteti, i cili në vitin 2020 do të presë Ekspozitën Universale Botërore.

Një djalë i ri i panjohur detonoi rripin e kamikazes të ngjeshur në trupin e tij ditën e mërkurë në afërsi të një hoteli në qytetin Sousse në lindje të Tunizisë.

Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për Çështjet Ndërkombëtare, Aleksei Pushkov, është indinjuar për faktin që qeveritë perëndimore nuk kanë reaguar ende ndaj njoftimeve në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga rebelët në Siri kundër kurdëve sirianë.

Autoritetet kineze e shpallën zyrtarisht aksidentin rrugor në Sheshin Tiananmen një sulm terrorist, ka të arrestuar, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës.

Rusia do të mbështesë përpjekjet e Greqisë për të kapërcyer vështirësitë ekonomike, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, në një takim me Kryeministrin grek, Antonis Samaras.

Amerikanët nuk kanë ndërmend të krijojnë një botë pa armë bërthamore, për të cilën ka folur Barack Obama, deklaroi në transmetim të drejtpërdrejtë në On Air-in e "Zërit të Rusisë" Anëtari-korrespondent i Akademisë ruse të Shkencave të Natyrës, Kreu i grupit të këshilltarëve të Drejtorit të Institutit rus të Kërkimeve Strategjike, Vladimir Kozin.

Një shpërthim me fuqi të madhe ndodhi këtë natë në Diell. Burimi i tij është zona aktive 1875, njoftoi Instituti i Gjeofizikës së Aplikuar të Shërbimit Hidrometeorologjik rus.

Palestina nuk është e kënaqur nga vijimi i procesit të negociatave me Izraelin dhe ka dyshime në lidhje me synimet e mira të izraelitëve, deklaroi Ambasadori palestinez në Rusi, Fayed Mustafa.

Flamuri i Aleancës kundër Diskriminimit të Komunitetit LGBT (Lezbike, Gei, Biseksualë dhe Transgjinorë (apo Travestitë) me ngjyrat e ylberit po përpiqet t’i presë rrugën stafetës së zjarrit olimpik. Një tjetër tubim proteste organizuan aktivistët rusë të Lëvizjes Gay në itinerarin e pishtarit olimpik të Olimpiadës Dimërore të Soçit në Shën Petersburg. Nuk po rreshtin thirrjet për bojkotimin e të Lojrave Olimpike edhe jashtë vendit.

Rebelët sirianë kanë përdorur armë kimike kundër milicisë kurde në verilindje të vendit afër kufirit me Turqinë, njoftoi të mërkurën kanali televiziv libanez "Al Mayadin".

Irani synon të fillojë prodhimin e avionëve të vet me korpus të gjerë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pro rezolutës për heqjen e sanksioneve amerikane kundër Kubës.

Organizata indiane e Kërkimeve dhe Projektimeve në sferën e Mbrojtjes (DRDO) paraqiti në ekspozitën ndërkombëtare të teknologjive aerokozmike dhe të mbrojtjes Seoul International Aerospace and Defence Exhibition (Seoul ADEX 2013) në Korenë e Jugut raketën e re taktike "Pragati".

Dislokimi i sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në Rumani ka për Rusinë më shumë rëndësi politike se sa ushtarake. Kompleksi në territorin e Rumanisë destinohet të unifikojë instalimet antiraketore të disa vendeve europiane, duke përfshirë Republikën Çeke, Turqinë, Holandën dhe Spanjën.

Në Kili ra një tërmet me magnitudë prej 5.6 ballë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Izraeli liroi grupin e dytë të të burgosurve palestinezë prej 26 personash. Marrëveshja me Administratën Palestineze për lirimin e tyre nga burgu u arrit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Një burrë në shtetin amerikan të North Carolina qëlloi për vdekje pesë persona dhe më pas vrau veten.

Në Sheshin e njohur njujorkez Times Square u bë prezantimi i Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi, para fillimit të të cilave kanë mbetur vetëm 100 ditë.

Si pasojë e përplasjes së një auto-cisterne të mbushur me karburant me një autobus në Indi humbën jetën 44 persona.

Korrespondenti i kanalit televiziv arab Al Arabiya Mohammad Sayed u vra në provincën e Aleppo-s në pjesën veriore të Sirisë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
12
13
20
26
27