×
Bota, 28 tetor 2013

Policia franceze ka arrestuar të jatin dhe të ëmën e vajzës së vogël, të cilën prindërit që prej lindjes së saj e mbanin në bagazhin e makinës së tyre.

Sipas njoftimeve nga provinca qendrore afgane Ghazni, banorët e një fshati goditën me gurë një person për të cilin ata dyshonin se kishte vendosur një bombë që mori jetët e 18 vetëve.

Në Kenia policia përdori gazin lotsjellës dhe mjete të tjera speciale për shpërndarjen e demonstratës së iniciuar në shenjë proteste kundër vrasjes së klerikut mysliman, i cili dyshohej për lidhje me ekstremistët.

Në qytetin grek të Selanikut u mbajt sot parada ushtarake me rastin e Ditës Ohi (Jo), festës kombëtare që kremtohet në kujtim të fillimit të luftës kundër nazizmit dhe okupimit fashist.

Në Britaninë e Madhe filloi puna për vënien në skenë të dramës "Richard III" të William Shakespeare. 

Shërbimi Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës së Gjermanisë njoftoi mbi rekrutimin e bashkëpunëtorëve me njohuri të gjuhës çeçene.

Në Iran filloi pranimi i punëve për konkursin artistik "Marg bar Amrika" ("Vdekje Amerikës"), pjesëmarrësit e të cilit do të konkurrojnë për demonizimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-Ministri i Punëve të Jashtëm i Britanisë së Madhe i quajti paratë hebree pengesën kryesore në rrugën e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, shkruan gazeta izraelite "Haaretz".

Anija kozmike evropiane e mallrave ATV-4 "Albert Einstein" u shkëput nga bashkimi në mënyrë hermetike me modulin rus të shërbimit "Zvezda" dhe u largua nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Njeriu më i gjatë në botë, shtetasi turk Sulltan Kosen, gjatësia e të cilit arrin deri në 2.51 metra, u martua.

Administrata e Presidentit të SHBA-së Barack Obama nuk mund të mos ketë qenë në dijeni të përgjimit nga shërbimet e zbulimit të telefonit të Angela Merkel, mendon Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për çështjet ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.

Dy aeroplanë pasagjerësh të kompanisë ajrore "Turkish Airlines" u përplasën sot në Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk të Stambollit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i quajti të papranueshme kërcënimet në adresë të Rusisë dhe vendeve të tjera që janë pro zgjidhjes paqësore të konfliktit sirian.

Ceremonia e inaugurimit të Presidentit të ri të Gjeorgjisë do të zhvillohet më 17 nëntor, njoftoi Komiteti i Ligjeve i Parlamentit gjeorgjian.

Në zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji kryeson kandidati i koalicionit qeverisës "Ëndrra gjeorgjiane" Georgi Margvellashvili ("Georgian Dream" George Margvelashvily.) Sipas të dhënave paraprake, ai ka marrë më shumë se 60 përqind të votave - gati tre herë më shumë se David Bakradze, të nominuar nga partia e Mihaill Saakashvilit (Mikhail Saakashvili). E mbyll Top-treshen e listës së kandidatëve kryesues të zgjedhjeve Nino Burxhanaxe nga partia "Lëvizja Demokratike - Gjeorgjia Unike".

Zyra e Kryeministrit britanik David Cameron u evakuua sot në mënyrë emergjente, kur mbi ndërtesë ra në vinç.

Nxënësi 12-vjeçar nga Montreali pranoi përfshirjen në thyerjen e faqeve të Internetit të Qeverisë, bazuar në udhëzimet e lëvizjes "Anonymous", shkruan gazeta "The Toronto Su".

Presidenti i klubit moskovit të futbollit CSKA, Eugjeni Giner, deklaroi se kapiteni i "Manchester City" Yaya Toure e ka trilluar historinë me fyerjet raciste nga ana e tifozëve të ekipit rus.

Skandali me spiunazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër aleatëve të tyre më të ngushtë, Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez François Hollande, po vjen duke u "pasuruar" me detaje të reja. Deri në fillim të kësaj jave u bë e qartë se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e SHBA-së ka përgjuar bisedat telefonike të Kancelares gjermane nga viti 2002 e deri në verën e këtij viti.

Sot në Rumani filloi ndërtimi i bazës europiane të mbrojtjes antiraket në Deveselu, të projektuar nga SHBA-ja dhe NATO.

Kryeministri i fundit socialist i Polonisë, opozitari Tadeusz Mazowiecki, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, njoftoi të hënën kanali televiziv TVN24.

Në Argjentinë përfunduan zgjedhjet parlamentare, në bazë të të cilave do të rinovohet përbërja e gjysmës së Dhomës së Ulët të parlamentit dhe një e treta e Dhomës së Lartë.

Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me shira të dendur dhe erëra të vrullshme, është tërbuar në jug të Anglisë dhe Uellsit.

Gjatë kësaj fundjave (më 26-27 tetor) në një nga hotelet e Moskës "Holiday Inn" u mbajt Kongresi i III-të Ndërkombëtar i transmetuesve në gjuhën ruse. Pjesëmarrës të tij ishin delegatët nga 30 vende të botës. Sot audienca e përgjithshme e mediave shtetërore dhe komerciale rusishtfolëse, që punojnë në të gjitha kontinentet, numëron rreth 10 milionë vetë.

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) përgënjeshtroi njoftimet e mediave gjermane se Barack Obama ka qenë në dijeni të përgjimit të telefonit të Angela Merkel që nga viti 2010.

Kandidati për presidencën e Gjeorgjisë nga koalicioni qeverisës "Ëndrra gjeorgjiane" Georgi Margvellashvili ka grumbulluar 62.16% të votave pas numërimit të fletëve të votimit në 85% të qendrave të votimit.

Mediat spanjolle njoftuan se bashkëpunëtorët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) kanë përgjuar 60 milionë telefonata në Spanjë në dhjetor të vitit të kaluar.

Qeveria izraelite do të lirojë edhe 26 të burgosur palestinezë në kuadër të marrëveshjeve të arrituara më parë për rifillimin e bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme.

Këngëtari, kitaristi dhe kompozitori amerikan Lou Reed ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare. Reed, karriera muzikore e të cilit zgjati plot 5 dekada, pati një ndikim të thellë në zhvillimin e muzikës rock.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
12
13
20
26
27