×
Bota, 27 shtator 2013

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për çështjet e jashtme Catherine Ashton shprehu mirënjohjen e saj për Kreun e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit për "qëndrimin ambicioz dhe konstruktiv", i cili ndihmoi në hartimin e orarit të zgjidhjes së çështjes bërthamore të Iranit.

Ekspertët e OKB-së do të hetojnë mbi 7 incidentet e përdorimit të armës kimike, duke përfshirë këtu edhe 3 raste e përdorimit të saj në periferi të Damaskut pas sulmit të 21 gushtit.

Firma e Shën Petersburgut "Kassir.ru" bleu kompaninë estoneze "Piletilevi" - rrjeti më i madh në vendet e Balltikut për shitjen paraprake të biletave të veprimtarive kulturore, argëtuese dhe evenimenteve sportive.

Inspektorët e OKB-së për armën kimike filluan punën në Siri ditën e enjte me një vizitë në një spital në Damask, njoftoi ditën e premte për Agjencinë "RIA Lajmet" një burim ushtarak sirian.

Irani deklaroi ditën e premte mbi fillimin e prodhimit në masë të aparateve luftarake ajrore pa pilot të bazuara në avionët pa pilot të kapur të SHBA-së.

Shikimi i fatit tradicional në gjethet e koainës nga banorët indigjene të Bolivisë i parashikon Presidentit aktual të vendit, Evo Morales, fitoren në zgjedhjet e vitit 2014, megjithatë gjatë mandatit tjetër të tij ai do të përballet me probleme, deklaroi anëtari i Gjykatës Kushtetuese të vendit, indiani Gualberto Cusi.

Inspektimet e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në Siri mund të fillojnë më 1 tetor.

Të paktën 16 njerëz humbën jetën dhe mbi 30 të tjerë u plagosën si rezultat i hedhjes në erë të një autobusi me punonjësit e administratës së qytetit Peshavar.

Votimi për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila parashakon shkatërrimin e armëve kimike në Siri, është planifikuar të bëhet  natën duke u gdhirë dita e shtunë më 01:00 sipas orës së Moskës, njoftoi Misioni i Përhershëm i Francës në OKB në faqen e vet në Twitter.

19 persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pas rënies së një autobusi në një grykë gati 200 metra të thellë në veri të Indisë, njoftojnë mediat lokale.

Sot në mbëmje në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike do të diskutohet rezoluta për transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar, u njoftua në microblog-un e organizatës në Twitter.

Shumica e amerikanëve besojnë se Vladimir Putin ishte shumë më efikas se Barack Obama në zgjidhjen e situatës me armët kimike siriane.

Gjatë tre viteve të fundit Rusia, SHBA-ja dhe Afganistani së bashku kanë shkatërruar në territorin afgan 22 laboratorë droge dhe 24 ton opiate, njoftoi Kreu i Departamentit rus të Anti-drogës Viktor Ivanov.

Rebelët që kontrollojnë veriun e Malit, njoftuan pezullimin e negociatave me qeverinë.

Presidenti kilian Sebastian Pinera urdhëroi mbylljen e burgut me pishina, kopshte dhe vende për barbecue, në të cilin dhjetë ish-bashkëpunëtщrë të diktatorit Augusto Pinoçet po vuajnë dënimin për vrasje, tortura dhe krime të tjera.

Rajoni historik i Fezzan në jugperëndim të Libisë e shpalli veten krahinë autonome, njoftoi kanali televiziv Al Arabiya.

Skenari i zgjidhjes së konfliktit sirian nëpërmjet forcës është ende i mundur. Edhe pse operacioni ushtarak kundër Damaskut u shty, vetëm zbatimi i përpiktë i "planit Lavrov-Kerry" do të ndihmonte për eleminimin e kërcënimit të një intervencioni ushtarak në Siri. Këtë deklaratë e bëri në një intervistë për "Zërin e Rusisë" Zv. Ministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov.

Administrata e Kanalit të Panamasë vendosi një gjobë prej 1 milion dollarësh për pronarët e anijes koreano-veriore, të vendosur nën arrest në korrik me një parti pajisjesh ushtarake në bord.

Në radhët e opozitës siriane ka ndodhur një ndarje e vërtetë. Trembëdhjetë prej grupeve të mëdha rebele deklaruan se nuk e njohin Koalicionin Kombëtar dhe qeverinë e Ahmed Tumeha. Islamistët deklaruan shkëputjen e marrëdhënieve me kundërshtarët më liberalë të Bashar Al-Assad-it dhe u bënë thirrje mbështetësve të tyre t'i përmbahen ligjeve të sheriatit. Sipas mendimit të disa analistëve, situata po del jashtë kontrollit dhe mund të përfundojë në një masakër.

Ajri i tanishëm në New Jork është më i pastri gjatë gjysmë shekullit të fundit, deklaroi kryebashkiaku i metropolit më të madh amerikan Michael Bloomberg.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën e parë në histori që ka për qëllim forcimin e kuadrit ligjor ndërkombëtar, për të luftuar trafikimin e armëve të vogla dhe armëve të lehta.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të votojë për rezolutën mbi asgjësimin e armëve kimike në Siri të premten, në qoftë se do të ketë një vendim të Komitetit ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, njoftoi të enjten i Dërguari i Përhershëm i Rusisë në OKB Vitali Çurkin.

Një godinë banimi 5-katëshe u shemb në qytetin indian të Mumbait. Sipas të dhënave paraprake, nën rrënoja ndodhen dhjetra persona.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29