×
Bota, 25 shtator 2013

Policia sudaneze përdori gazin lotësjellës kundër pjesëmarrësve në demonstratat antiqeveritare në Hartum, të cilët protestuan kundër heqjes së subvencioneve shtetërore për karburantin.

Shoqëruesja e ish-Kryeministrit italian Silvio Berlusconi, Francesca Pascale deklaroi se ka ndërmend të martohet me politikanin, dhe është në pritje të vendimit të tij përfundimtar.

Kompania e naftës dhe e gazit "ConocoPhillip" zhvilloi lëshimin e parë të aparatit komercial fluturues pa pilot "40-LB ScanEagle" të prodhimit "Boeing" në Detin Çukotsk në brigjet veriore të Alaskës, njoftuan ditën e mërkurë mediat lokale.

Në Kinë nga kozmodromi ​​Jiuquan në veriperëndim të provincës Gansu u lëshua me sukses sateliti "Kuaizhou-1", i projektuar për monitorimin e fatkeqësive natyrore.

Rusia ka ndërmend të akordojë 10 milionë dollarë si një kontribut të vlefshëm në Drejtorinë e Komisionerit të Lartë të OKB-së për çështjet me refugjatët.

Anijet e mëdha të desantit të Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë (FOP) "Peresvet" dhe "Admiral Nevelskoj" hynë ditën e mërkurë në zonën Bosfor - Ngushtica e Dardaneleve dhe u bashkuan me lidhjen e përhershme të Forcave Ushtarake Detare të Rusisë në Detin Mesdhe, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë, Kapitani i rangut të parë Roman Martov.

Presideni i Venezuelës, Nicolas Mudaro, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Kinë, po kthehet në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, dhe ka shumë mundësi, të mos marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Shkencëtarët britanikë i janë afruar shumë krijimit të një vaksinë universale kundër gripit, e cila do të jetë në gjendje të ofrojë mbrojtjen kundër shtameve të reja të gripit të shpendëve dhe derrit.

Delegacioni i opozitës siriane zhvilloi një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, ku shprehu zhgënjimin në lidhje me faktin që ndaj Damaskut nuk është ndërmarrë ende goditja ushtarake.

Militantët e grupit terrorist "Al-Shabaab" deklaruan ditën e mërkurë se gjatë marrjes së pengjeve në qendrën tregtare në kryeqytetin e Kenias u vranë 137 prej tyre.

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani, i cili u zgjodh në këtë post në qershor të këtij viti, e quajti Holokaustin një fakt historik, duke folur në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Gjethet e papërpunuara të kokainës janë një medikament i shkëlqyer për kurimin e diabetit dhe parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve, deklaroi Presidenti i Bolivisë Evo Morales në një konferencë për shtyp gjatë sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta njoftoi përfundimin e operacionit të pastrimit të kryeqytetit Nairobi nga terroristët.

Pasi Edward Snowden i zbuloi botës se Agjencia e Sigurimit Kombëtar (National Security Agency - NSA) e SHBA-së kishte përgjuar njerëz në mbarë botën, shumë njerëz kanë reshtur së besuari në privatësinë në Internet. Rrjetet sociale u shndërruan në mjete të përshtatshme për qeveritë, për të mbledhur informacionin personal të përdoruesve.

Aeroplanmbajtësja "Vikramaditya" (ish "Admiral Gorshkov"), e cila është planifikuar t'i dorëzohet palës indiane më 15 nëntor, do të mbërrijë në Indi në shkurt të vitit 2014, njoftoi të mërkurën gazetarët Zv. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ruse Rosoboronexport, Viktor Komardin.

Presidenti amerikan Barack Obama beson se Shtetet e Bashkuara janë një vend që bën përjashtim nga të tjerat. Ai e bëri këtë deklaratë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili u hap në New York.

Ekspertët e OKB-së do të rikthehen në Siri, për të vazhduar hetimin e rastit të përdorimit të armëve kimike në gusht të këtij viti.

Gjatë operacionit ushtarak në qendrën tregtare trupat qeveritare njoftuan se në mesin e terroristëve të vrarë ishte gjetur trupi i një gruaje të bardhë.

Të martën në New York filluan debatet e përgjithshme politike të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë ditës së parë nga tribuna mbajtën fjalime më shumë se 30 krerë shtetesh. Deklaratat kryesore ishin ato të Barack Obamës dhe Presidentit iranian Hassan Rouhani. Dita e parë e debateve nuk kaloi pa mini-skandale - Barack Obamës iu desh të dëgjonte jo pak kritika në adresë të Shteteve të Bashkuara.

Presidentja e Brazilit, gjatë fjalimit në sesionin e 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i quajti veprimet e shërbimeve amerikane të zbulimit, të cilët kanë përgjuar në shkallë të gjerë liderë dhe qytetarë të shumë vendeve në të gjithë botën, një "fyerje" dhe kërkoi që pala amerikane të kërkonte ndjesë.

Numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë, i cili ra të martën në provincën jugperëndimore të Pakistanit Baluchistan, i tejkaloi 200 personat.

Përfaqësuesit e koncernit amerikan të prodhimit të avionëve Boeing bënë publik projektin e ripërdorimit të gjuajtësve "F-16" që nuk përdoren më nga Forcat Ushtarake Ajrore amerikane: tani e tutje një pjesë e këtyre avionëve do të mund të fluturojnë pa pilot.

Irani nuk përbën një kërcënim për botën në përgjithësi dhe rajonin, deklaroi Presidenti i Iranit Hassan Rouhani gjatë fjalimi të tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29