×
Bota, 24 shtator 2013

Inxhinierët kenianë për çminimin e lëndëve eksplozive filluan punën në qendrën tregtare në Nairobi të çliruar nga terroristët.

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë ra ditën e martë në jugperëndim të Pakistanit.

Militantët rrëzuan sot një helikopter të Forcave Ushtarake Ajrore të Irakut.

Studiuesit nga shkolla e lartë teknologjike zviceriane e Zyrihut dhe Universiteti i Majamit besojnë se ata kanë mundur të gjejnë shenja të ekzistencës së vrimave të zeza jo vetëm në kozmos​​, por edhe në tokë.

Militantët e grupit terrorist sirian "Al-Nusra Front" morën nën kontrollin e vet një autobus me pasagjerë në veri të vendit.

Autoritetet e Koresë së Jugut njoftuan në lidhje me ristartimin e tenderit për blerjen e 60 gjuajtësve me vlerë të përgjithshme 8 miliardë dollarë.

Reaktori i parë i energjisë i elektrostacionit atomik iranian "Bushehr" është gati për t'u vënë në punë që nga shtatori 24 i këtij viti. Për këtë njoftoi Ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov. Ky informacion u konfirmua nga Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.

Forumi Ndërkombëtar i Arktikut "Arktiku - territori i dialogut", i cili u hap sot në Salehard (Rusi), u dedikohet çështjeve të sigurisë ekologjike në Pripolar.

Të paktën tre persona humbën jetën në Francë si rezultat i rrëzimit të një aeroplani të vogël të tipit "Cessna" në rrethinat e Lionit.

Ekspertët rusë theksojnë përputhjen jo të plotë të zgjedhjeve më Gjermani me standardet zgjedhore të Këshillit të Evropës dhe OSBE-së. Sipas mendimit të analistëve politikë, ligji zgjedhor në Gjermani ka nevojë për një rishikim serioz.

Rusia nuk do të bjerë dakord me miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që përfshin ndërmarrjen automatikisht të forcës kundër Sirisë, deklaroi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Kosta-Rikës, Enrique Castillo, dhe homologu i tij nga Kosova, Enver Hoxhaj, nënshkruan në Nju Jork një marrëveshje mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Sindikatat e gazetarëve grekë njoftuan sot mbi grevën në të gjitha mediat publike dhe private në shënjë proteste kundër mbylljes së ish-Radiotelevizionit shtetëror dhe pushimit nga puna të personelit.

Hetimi ngriti një çështje penale mbi piraterinë pas depërtimit të ekologëve në platformën e naftës "Prirazllomnaja" në detin Barenc, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i Komitetit Hetimor të Rusisë, Vladimir Markin.

Shkencëtarët koreano-veriorë janë në gjendje të prodhojnë me forcat e veta komponentët themelorë të centrifugave për pasurimin e uraniumit, të cilat mund të përdoren për prodhimin e armëve bërthamore, mendon eksperti amerikan për çështjet e përhapjes së armëve bërthamore Joshua Pollack.

Militantët ende mbajnë pengje në qendrën tregtare Westgate në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, njoftuan të martën agjencitë perëndimore të lajmeve, duke cituar grupin "Al-Shabab", i cili mori përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi në një takim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se e ka lënë duhanin, sepse ka frikë nga gruaja e tij.

Zv. Ministri i Jashtëm rus Genadi Gatillov dhe Zv. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Politike Jeffrey Feltman diskutuan pjesëmarrjen e OKB-së në programin për utilizimin e armëve kimike siriane.

Shërbimet britanike të sigurisë, nga frika e kryerjes së akteve të terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar, të ngjashme me sulmin terrorist në qendrën tregtare në Nairobi, kanë filluar të kontrolljnë të gjithë qytetarët e Britanisë së Madhe, të cilët kanë simpatizuar më parë rebelët e "Al-Shabab".

Ndër personat që sulmuan qendrën tregtare në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, kishte dhe shtetas të SHBA-së, njoftoi gazeta "The Washington Post", duke cituar fjalët e Ministres së Punëve të Jashtme të Kenias, Amina Mohamed.

Të martën një tren mallrash që transportonte kimikate, doli nga shinat në jug të Izraelit.

Koreja e Veriut ka mundësi të jetë duke përgatitur sërish lëshimin e një rakete balistike.

Gjuajtësit e Forcave Ushtarake Ajrore amerikane "F-16" neutralizuan dhe detyruan të uleshin në një nga aeroportet tre avionë të vegjël që iu afruan hapësirës ajrore mbi New York, në të cilën përkohësisht janë ndaluar fluturimet.

Në qendrën tregtare Westgate, të sulmuar nga terroristët në kryeqytetin e Kenias Nairobi, rifilloi shkëmbimi intensiv i zjarrit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29