×
Bota, 23 shtator 2013

Gjykata egjiptiane mori vendimin për ndalimin e veprimtarisë së organizatës fetaro-politike "Vëllazëria Myslimane" në territorin e vendit.

Në qytetin italian të Barit të dielën përfundoi Panairi i 77-të ndërkombëtar me një profil të larmishëm «Fiera del Levante», i cili përfshin sektorë të ndryshëm të specializuar - nga ushqimi deri tek armatimet.

"Në takimin e fundit të Komisionit ndërqeveritar të Iranit dhe Rusisë për çështjet ekonomike palët arritën marrëveshjen për ndërtimin e centraleve të reja bërthamore", - deklaroi Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.

Sot fillojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe NATO-s (23-27 shtator) kundër terrorizmit ajror "Qielli i vigjiluar 2013". Nga NATO në këto stërvitje do të marrin pjesë Polonia, Turqia dhe Norvegjia. Gjatë stërvitjeve do të simulohen situatat e neutralizimit dhe shoqërimit nga avionët gjuajtës të një avioni me "keqbërës" në bord, si dhe parandalimi i sulmeve terroriste.

Rreth 150 policë nga Serbia qendrore mbërritën në pjesën veriore të Kosovës, për të hetuar sulmin mbi autokolonën e Misionit të BE-së në fushën e sundimin të ligjit (EULEX).

Presidenti rus Vladimir Putin u shprehu mirënjohjen e tij partnerëve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (Collective Security Treaty Organization - CSTO) për mbështetjen e marrëveshjes ruso-amerikane mbi zgjidhjen e konfliktit në Siri.

Përfaqësuesit e elitës politike të shteteve europiane komentuan fitoren e partisë së Kancelares Angela Merkel në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Gjermani.

Kina lëshoi me sukses nga kozmodromi Taiyuan në provincën veriore të Shanxi satelitin e tretë metereologjik "Fengyun-III".

Gjermaninë e presin negociata të vështira për krijimin e një koalicioni të ri qeverisës, si dhe ekziston mundësia teorike e humbjes së pushtetit nga Kancelarja Federale aktuale Angela Merkel. Këto janë rezultatet e para të zgjedhjeve të përgjithshme të 22 shtatorit në Gjermani - më të paparashikueshmet e dekadave të fundit.

Sot në gjykatën e qytetit italian të Grosseto rinisën seancat dëgjimore të çështjes ligjore lidhur me rastin e mbytjes së anijes "Costa Concordia".

Anija e madhe antinëndetëse e Flotës ruse të Paqësorit "Admiral Panatlejev” hyri në ujërat e Detit të Kuq për të kryer shërbimin luftarak.

Mijëra femra të Arabisë Saudite kanë ndërmend që më 26 tetor të këtij viti të ulen në timon, duke shkelur traditat konservative të mbretërisë, të cilat ndalojnë gratë të drejtojnë automjetet, njoftuan mediat.

Në kuadër të Kryesisë së Organizatës të Traktatit mbi Sigurinë Kolektive (OTSK) Rusia ka ndërmend të forcojë bashkëpunimin e shteteve anëtare të Organizatës (Armenia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Bjellorusia, Rusia) në fushën e politikës së jashtme, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në takimin e përbashkët të ministrave të jashtëm, të mbrojtjes, dhe kryetarëve të Këshillave të Sigurisë OTSK-së.

Në Meksikë 110 persona humbën jetën si rezultat i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga ciklonet "Ingrid" dhe "Manuel".

Autoritetet e Koresë së Veriut zhvilluan provat e motorit raketor me projektim të panjohur, të destinuar për raketat me rreze të gjatë veprimi, njoftoi ditën e hënë Instituti i SHBA-së dhe Koresë pranë "Johns Hopkins University".

Hakerët nga Gjermania arritën të thyejnë skanerin e gjurmëve të gishtave "Touch ID" në iPhone 5s, për këtë atyre ju nevojit të fotografonin gjurmët e gishtave të pronarit të iPhone nga një sipërfaqe xhami.

Në Los Angeles më 22 shtator u mbajt ceremonia e 65-të e dhënies së Çmimeve "Emmy" e akorduar nga Akademia Kombëtare Amerikane e Televizionit.

Problemi i "përhapjes" së terrorizmit nga një vend në një tjetër është mëse i vërtetë, formacionet e bandave të armatosura në Siri nuk u shfaqën nga hiçi dhe nuk do të zhduken asgjëkundi, deklaroi sot Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në Samitin e Organizatës së Traktatit të Sigurimit Kolektiv (OTSK) në Soçi.

Sot nën kontrollin e plotë të Iranit transferohet reaktori i parë i energjisë i elektrostaacionit atomik "Bushehr" të ndërtuar me pjesëmarrjen e Rusisë, njoftoi Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.

Disa shpërthime të fuqishme gjëmuan në godinën e qendrës tregtare në kryeqytetin e Kenias, ku terroristët mbajnë pengjet që prej ditës së shtunë.

SHBA-ja po përpiqet t'i bëjë shantazh Rusisë, t’i imponojë Moskës dhe komunitet global planin e vet të zgjidhjes së krizës siriane. Mënyra e trajtimit të tyre të krizës siriane është thjesht e politizuar. Për këtë deklaroi në Moskë Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov. Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me zgjidhjen e krizës siriane dhe likujdimin e armëve kimike në Siri, konstatoi Sergei Lavrov.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Bashkimi i saj Kristian-Demokrat (BKD) fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vend, njoftoi komisioni zgjedhor i Gjermanisë.

Të henën dhe të martën do të mbajnë një grevë mbarëkombëtare bashkëpunëtorët e organeve të autoriteteve lokale në Greqi.

Të paktën 20 persona u lënduan si rezultat i përplasjes së një autobusi shkollor me një kamion në Britaninë e Madhe.

Rusia dhe NATO-ja po fillojnë stërvitjet mbi luftën kundër terrorizmit ajror "Qielli vigjilent-2013". 

Damasku nuk shqetësohet në lidhje me projektrezolutën e drejtuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila është përgatitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca dhe shqyrton çështjen e vendosjes së armës kimike të Sirisë nën kontrollin ndërkombëtar, deklaroi Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, në një intervistë për Televizionin Qendror të Kinës.

Viktima të tajfunit "Usagi" në provincën Guangdong të Kinës Jugore janë bërë të paktën 25 persona.

Forcat keniane të sigurimit ndërmorrën sulmin e radhës kundër militantëve të barrikaduar në një qendër tregtare në Nairobi, ka filluar një shkëmbim zjarri intensiv, në ndërtesë dëgjohen shpërthime, njoftojnë mediat.

Rusia është shumë e shtetësuar rreth zhvillimit të situatës në Siri dhe bën thirrje për fillimin e menjëhershëm të dialogut politik midis palëve në konflikt, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në takimin e përbashkët të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtëm të Organizatës së Traktatit mbi Sigurinë Kolektive (OTSK).

Militantët, të cilët kanë marrë një qendër tregtare në kryeqytetin e Kenias, kërcënojnë të vrasin pengjet.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29