×
Bota, 19 shtator 2013

Një deklaratë ku dënohet fuqishëm sulmi kundër autokolonës së misionit evropian për ruajtjen e ligjit në Kosovë, EULEX, si rezultat i të cilit humbi jetën punonjësi i saj lituanez, u shpërnda ditën e enjte në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Pikturën e Vasili Kandinskit "Funerali" të vitit 1907, të panjohur për publikun, do ta nxjerrin në ankand në Stokholm më 22-23 tetor, njoftuan në shërbimin për shtyp të ankandit "Auktionsverk Stockholms".

Mbledhja e komitetit ekzekutiv të Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike (ONAK), e dedikuar likujdimit të armëve kimike në Siri, do të mbahet ditën e premte, më 20 shtator më 15.00 sipas orës lokale, thuhet në një njoftim të postuar në faqen e Internetit të Organizatës.

Disa fëmijë gjetën në Bagdad trupat e disa njerëzve me pranga në duar dhe me sy të lidhur.

Qeveria e Armenisë ka filluar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Doganor. Në mbledhjen e tij të radhës kabineti ministror miratoi grafikun e veprimtarive të lidhura me këtë qëllim.

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë hapjes së zjarrit në drejtim të një makine të misionit të BE-së në Kosovë.

Rusia së shpejti do t'i dorëzojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së prova të reja që dëshmojnë se armët kimike në Siri janë përdorur nga opozita, dhe jo nga trupat e Bashar Al-Assad. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë është duke pritur kthimin nga Damasku të Zëvendësministrit rus të Punëve të Jashtme Sergei Rjabkov. Ai ka zhvilluar konsultime me Ministrin e Jashtëm sirian Walid Muallem dhe ka marrë prova të reja që dëshmojnë se lëndët toksike janë përdorur nga rebelët.

Të paktën 19 persona u bënë viktima të shpërthimit të një autobusi nga një minë e vendosur anës rrugës në qendër të Sirisë, njoftuan autoritetet lokale.

Gjykata shtyu për në dhjetor seancat dëgjimore në lidhje me çështjen e djalit të ish-Liderit të Libisë, Muammar Gaddafi, Saif al-Islam.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të lexojë artikullin e Senatorit amerikan, John McCain, por nuk do të hyjë në polemika, deklaroi Sekretari për shtyp i Liderit rus, Dimitri Peskov.

Votimi i parë në Komisionin e Posaçëm të dhomës së lartë të Parlamentit italian mbi përjashtimin nga Senati të Silvio Berlusconit rezultoi të ishte në dëm të ish-Kryeministrit.

Rusia do të dorëzojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së provat e përdorimit të armëve kimike nga opozita në Siri, ndoshta që sot, njoftoi i Dërguari i Posaçëm i Presidentit rus për Lindjen e Mesme Mihaill Bogdanov.

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad deklaroi se Siria është shumë e bindur për shkatërrimin e rezervave të veta luftarake të substancave helmuese dhe do të përmbushë të gjitha dispozitat e Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike pa parakushte. Në një intervistë për televizionin amerikan "Fox News" Bashar Al-Assad vuri në dukje se Siria u bashkua me Konventën si një anëtare e plotë dhe është e gatshme t’i dorëzojë armët e veta për shkatërrim çdo vendi, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara tëAmerikës. Zyrtarisht Damasku do të bëhet anëtari i 190-të i Organizatës më 14 tetor.

Në Kajro u ndërpre qarkullimi i trenave në metro, menjëherë pasi dy bomba u gjetën në një nga stacionet, njoftoi zëdhënësi i policisë.

Grupi ekstremist "Shteti Islamik Irak dhe Levant" njoftoi marrjen nën kontroll të qytetit të Azazit në pjesën veriore të Sirisë.

Forcat egjiptiane të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri me grupe të armatosura gjatë një operacioni në periferi të Kajros, njoftuan mediat lokale.

Sondazhi i opinionit publik, rezultatet e të cilit u njoftuan të mërkurën nga kompania Gallup, dëshmoi se shumica dërrmuese e amerikanëve - 72% - përkrahin planin rus për Sirinë.

Shtetet e Bashkuara për herë të parë testuan elementët e sistemit të mbrojtjes antiraket, duke lëshuar nga deti njëherazi dy raketa interceptore me koka që shkëputen në drejtim të objektivit, njoftoi Pentagoni.

Së paku 80 persona humbën jetën në Meksikë si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, të shkaktuara nga ciklonet "Ingrid" dhe "Manuel".

Në Shtetet e Bashkuara po rritet me shpejtësi interesi për mësimin e gjuhës ruse - dhjetra mijëra amerikanë tashmë janë duke e studiuar atë në mënyrë fakultative në shkollat e mesme dhe në institucionet e arsimit të lartë.

Udhëheqja siriane i dorëzoi Rusisë dëshmi që tregojnë se substancat toksike në këtë vend i kanë përdorur militantët, deklaroi të mërkurën në mbrëmje Zv. Ministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov pas një takimi në Damask me Presidentin sirian Bashar Al-Assad dhe përfaqësues të opozitës së moderuar.

Presidenti sirian Bashar Al-Assad siguroi se vendi i tij do të zbatojë marrëveshjen për armët kimike.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29