×
Bota, 18 shtator 2013

Rrjetit social më i madh Facebook ka humbur rreth 11 milionë përdorues. Nëntë milionë njerëz në SHBA dhe dy milionë në Britaninë e Madhe fshinë llogaritë e tyre.

Në zgjedhjet lokale në Kosovë për herë të parë do të marrin pjesë dy bashkime serbe.

Presidenti sirian Bashar Al-Assad ka falënderuar Rusinë për mbështetjen e Damaskut, i cili po përballet me kërcënimin e intervencionit të huaj dhe terrorizmit, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.

Në shtetin amerikan të Texas-it një qen plagosi aksidentalisht pronaren e tij. Gruaja 78-vjeçare i rrëfeu policisë se ajo zakonisht shikon televizor të shtunën, duke mbajtur jo shumë larg vetes një armë gjahu, dhe kur qeni aksidentalisht e rrëzoi atë nga arma pati një të shtënë.

Zv. Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mikdad nuk ka asnjë dyshim mbi faktin se OKB-ja nuk do të miratojë një rezolutë kundër Sirisë mbi bazën e kapitullit 7 të Kartës së OKB-së, i cili lejon përdorimin e forcës.

Parlamenti Europian ka hartuar planin e veprimit për vitet 2014-2019, për të luftuar format e reja të krimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit. Dokumenti voluminoz i Komitetit të Posaçëm të Parlamentit Europian u publikua më 17 shtator në Bruksel. Në mënyrë që deputetët t’i miratojnë shpejt masat e reja, Europol (Shërbimi Policor i BE-së) prezantoi raportin e përditësuar mbi gjendjen e krimit.

Të mërkurën mijëra mjekë dhe infermierë në Kroaci filluan një grevë  duke kërkuar nënshkrimin e një marrëveshje të re kolektive, e cila duhet të parashikojë një rritje të pagave për punën jashtë orarit dhe dezhurnet.

Autoritetet rajonale italiane janë duke luftuar për të drejtën e çmontimit të anijes së mbytur Costa Concordia.

Rusia pret një kthim të menjëhershëm të ekspertëve të OKB-së në Siri për të përfunduar hetimin e rasteve të përdorimit të dyshuar të armëve kimike, duke përfshirë edhe ato në periferi të Aleppo-s, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin.

Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe rreth 40 u plagosën sot si pasojë e një serie sulmesh terroriste në Bagdad dhe në veri të Irakut.

Zv. Ministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov zhvilloi bisedime në Damask me Presidentin sirian Bashar Al-Assad, njoftoi atashehu për shtyp i Ambasadës ruse.

Hetuesit francezë gjyqësore po studiojnë informacionin, në përputhje me të cilin i biri i Ministrit të Punëve të Jashtme të francës - Laurent Fabius, Thomas Fabius humbi në kazino 700 mijë euro, por fitoi të drejtën për të mos e paguar këtë shumë.

Në Piraeus të Greqisë disa anëtarë të lëvizjes të ekstremit të djathtë vranë një aktivist të lëvizjes antifashiste në Greqi.

Anija kozmike private e mallrave "Cognys" ​​për herë të parë do të fluturojë për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) - raketambajtësja "Antares" me anijen do të startojnë ditën e mërkurë nga kozmodromi në Ishullin Wollops.

Ish-militanti dhe Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, i akuzuar për krime lufte në fshatin Kleçkë të Kosovës, është shpallur i pafajshëm.

Aparati eksperimental fluturues pa pilot "Phantom Eye", i zhvilluar nga kompania amerikane "Boeing" për ushtarakët, realizoi fluturimin e 5-të të provës, njoftojnë ditën e mërkurë mediat lokale.

Një njësi anijesh e Flotës së Oqeanit Paqësorit (FOP) të Rusisë në përbërje të së cilës përfshihen kryqëzori raketor "Varyag", anija rimorkiatore detare "SB-52" dhe cisterna "Boris Butoma", u drejtua për në Oqeanin Indian.

Të paktën 16 persona humbën jetën gjatë trazirave të të burgosurve në një burg në Venezuelë, njoftojnë ditën e mërkurë autoritetet lokale.

Në Egjipt mbështetësit e Presidentit të rrëzuar, Mohammed Mursi, u bëjnë thirrje bashkëkombasve që më 19 shtator të fikin telefonat e tyre celularë.

Bisedimet mbi fatin e mëtejshëm të Sirisë nuk kanë përfunduar ende. Që do të thotë - ekziston ende mundësia e një sulmi ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Uashington deklarojnë drejtpërdrejt se shkelja nga ana e Damaskut e vendimeve në lidhje me transferimin nën kontrollin ndërkombëtar të armëve kimike do të çojë në mënyrë të pashmangshme drejt skenarit ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Chuck Hagel, ka ndërmend të zhvillojë kontrollimin e sistemit të sigurisë në objektet ushtarake amerikane në mbarë botën.

Mbi perspektivat për zbatimin praktik të marrëveshjes për Sirinë, të arritur gjatë bisedimeve në Gjenevë midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diskutoi të martën në Damask Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Rjabkov.

Dhënia e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më shumë një perspektivë reale, deklaroi Kreu i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, pas bisedimeve në Bruksel me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Uashingtoni ende synon të arrijë largimin e Bashar Al-Assad nga posti i Presidentit të Sirisë, pasi pa këtë lufta civile në Republikën Arabe të Sirisë nuk mund të përfundojë, deklaroi Presidenti i SHBA-së Barack Obama për kompaninë televizive në gjuhën spanjolle "Telemundo".

Persona të njohur në veri të Londrës sulmuan me thikë një djalë të ri dhe i morën videolojën (ang. videogame) "GTA V", të cilën ai sapo e kishte blerë.

Banorët e disa fshatrave në Ishullin indonezian Sumatra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre pas erupsionit të vullkanit "Sinabung".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29