×
Bota, 16 shtator 2013

Autoritetet e Sirisë ftuan Përfaqësuesen e Komisionit Special të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Carla Del Ponte, të vizitojë vendin në mënyrë private.

Inxhinierët italianë, të cilët kryen operacionin për vendosjen në pozicionin vertikal të anijes së madhe turistike "Costa Concordia", arritën ta ngernë anijen nga guma.

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes për likujdimin e armëve kimike siriane midis Rusisë dhe SHBA-së trupat e Presidentit Bashar Al-Assad u hodhën në sulm.

Korporata shtetërore e energjisë atomike "Rosatom" po fillon punët në lidhje me ndërtimin e një centrali bërthamor në Bangladesh, njoftoi Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës shtetërore, Sergei Kirienko, duke folur në një sesion të Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).

Uashingtoni, Londra, Parisi dhe Moska janë dakord me faktin që në rast të mospërmbushjes nga ana e Damaskut të marrëveshjeve për kontrollin dhe shkatërrimin e armëve kimike do të ketë pasoja të rënda, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë, e cila do të ketë të bëjë me transferimin e armëve kimike të vendit nën kontrollin ndërkombëtar, duhet të përmbajë karakter "të fortë dhe detyrues".

Sateliti "Studiuesi i fushës gravitacionale të Tokës dhe përcaktuesi i rrymave oqeanike", i cili për më shumë se 4 vjet ndodhet në orbitë, do të bjerë në Tokë në tetor të këtij viti.

Armët kimike të fundosura pas Luftës së Dytë Botërore në Detin Balltik, shkaktojnë ndryshime gjenetike tek peshku, pohojnë shkencëtarët nga Polonia. Ata njoftojnë se mijëra bomba dhe predha, që ndodhen në fund të detit, përmbajnë rreth 15 mijë ton substancash të rrezikshme kimike. Ekspertët po përpiqen të zgjedhin nëse duhet të organizojnë ngritjen e municioneve të fundosur apo më mirë të mos i prekin ato.

Ushtaraket koreanojugorë qëlluan për vdekje me armë zjarri një qytetar vendas, i cili po përpiqej të kalonte në Korenë e Veriut, thuhet në një deklaratë të komandës.

Kompania izraelite "Aeronautics Defense Systems" fitoi tenderin për furnizimin e sistemeve "Aerostar" në njërin prej shteteve të Azisë Juglindore.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së ka spiunuar klientët e operatorit më të madh belg të komunikimit - kompanisë shtetërore "Belgacom" që nga viti 2011, njoftuan ditën e hënë mediat e Belgjikës.

Policia greke përdori sot gazin lotsjellës kundër një grupi rojesh sigurie të shkollave, të cilët u përpoqën të hynë në ndërtesën e Ministrisë së Reformës Administrative dhe Qeverisë Elektronike. 

Së paku 9 cisterna me karburant për trupat e NATO-s në Afganistan u asgjësuan si pasojë e një shpërthimi në jugperëndim të Pakistanit.

Në Japoni u pezullua përkohësisht puna e reaktorit të fundit operativ të centralit bërthamor japonez "Oi", i cili ndodhet në jugperëndim të ishullit të Honshu.

Në Egjipt, në Gadishullin e Sinait, pranë një autobusi të policisë shpërtheu një bombë e vendosur anës rrugës.

Në fund të shtatorit një tjetër luftanije e Flotës Ushtarake Detare ruse do të dalë në ujërat e Detit Mesdhe, njoftoi të hënën Shefi i Departamentit të Informacionit të Flotës së Detit të Zi, Kapiteni i Rangut të Parë Vjaçesllav Truhaçev.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ra nga biçikleta e tij gjatë një shëtitjeje ceremoniale me biçikletë.

Partia Bashkimi Social Kristian (CSU) - aleati më i ngushtë i Kancelares gjermane Angela Merkel dhe i partisë së saj Bashkimi Kristian Demokratik (CDU) - deklaroi fitoren e vet në zgjedhjet për parlamentin rajonal të Bavarisë.

Në Meksikë vazhdon të rritet numri i viktimave të fatkeqësive natyrore. Aktualisht shirat e dendur, uragani "Ingrid" dhe stuhia tropikale "Manuel" kanë marrë jetët e 25 personave.

Avioni i udhëtarëve të kompanisë ajrore "Scandinavian Airlines", i cili u nis nga nga aeroporti i Kopenhagenit për në Romë, u detyrua të kthehet në kryeqytetin danez për shkak se pilotët zbuluan një difekt teknik në sistemin e frenave.

Sesioni i radhës i përvitshëm i Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) pritet të hapet sot në kryeqytetin austriak.

Më shumë se 300.000 njerëz në jug të ishullit të Honshu kanë marrë udhëzime dhe këshilla për t’u evakuuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta që i solli me vete tajfuni "Man-yi".

Kompania ruse "Zarubezhneft" mori autorizimin për të punuar në Iran. Kompania do të zhvillojë Khayam - një nga vendburimet më të mëdha të gazit në vend. Rezervat e gazit atje vlerësohen në 260 miliardë m3.

Në Greqi që të hënën filloi java e grevave masive në prag të mbërritjes në vend të misionit të "trojkës" së kreditorëve ndërkombëtarë - përfaqësuesit e BE-së, Bankës Qendrore Europiane dhe FMN-së.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29