×
Bota, 12 shtator 2013

Ekipi kombëtar i Rusisë u ngjit në një vend më lart në renditjen e FIFA-s, e cila u publikua sot në Zyrih, duke zënë vendin e 15-të.

7 persona u bënë viktima të përmbytjeve në Rumaninë Lindore.

Bashkimi Evropian mbështet transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtare me qëllim shkatërrimin e mëtejshëm të tyre, deklaroi përfaqësuesi i Kreut të diplomacisë së BE-së, Michael Mann.

Princi William i Britanisë së Madhe la shërbimin në Forcat Ushtarake Ajrore Mbretërore pas shtatë vitesh shërbimi, njoftoi përfaqësuesi i Kensington Palace.

Në Gjeorgji, për shkak të njoftimeve në lidhje me vendosjen e një bombe janë evakuuar punonjësit e kompanisë televizive "Imedi", transmetimi i programit informativ u ndërpre.

Iniciativa e Rusisë në lidhje me transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar ka bërë të mundur shmangien të paktën për një periudhë të shkurtër kohe të kërcënimit të goditjes kundër Sirisë, dhe duhet bërë gjithçka që këto përpjekje "të mos shkojnë dëm", deklaroi ditën e enjte ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov.

Siria është e gatshme të bashkohet me Konventën për ndalimin e armëve kimike në të ardhmen sa më të afërt, deklaroi Ambasadori sirian në Moskë, Riyad Haddad.

Kremlini shpreson që situata në lidhje me padinë e ngritur nga Irani në Gjykatën Arbitrare Ndërkombëtare mbi refuzimin nga ana e Rusisë për furnizimin e komplekseve raketore "S-300" do të zgjidhet, deklaroi ndihmës i Presidentit, Juri Ushakov.

Operacioni ushtarak amerikan kundër Sirisë, në qoftë se do të realizohet, do të përkeqësojë në mënyrë të konsiderueshme situatën tashmë të pasigurt humanitare në vend. Si rezultat i konfliktit të armatosur, i cili ka 2 vjet e gjysëm që zgjat, më shumë se dy milionë qytetarë sirianë janë kthyer në refugjatë.

Goditja e mundshme kundër Sirisë mund të shkaktojë një valë të re dhune dhe mund të përhapë konfliktin jashtë kujfive të vendit. Në lidhje me këtë shprehet Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në një artikull të botuar në gazetën "The New York Times".

Përfshirja e SHBA-së në konfliktet ushtarake e bën këtë vend më të dobët, mendon Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për çështjet ndërkombëtare Aleksei Pushkov.

Deputetët e Brazilit formuan një komision për hetimin e spiunazhit të pretenduar nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Lideren e vendit, Dilma Rousseff. 

Në qytetet më të mëdha të Turqisë natën e kaluar u rinovuan protestat masive.

Një delegacion i parlamentarëve rusë në dy javët e ardhshme do të niset drejt Damaskut me ftesë të palës siriane, deklaroi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Politikën Informative Aleksei Mitrofanov.

Siria do të dërgojë në OKB dokumentet për marrëveshjen lidhur me transferimin e armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar, deklaroi Presidenti i vendit Bashar Al-Assad në një intervistë për kanalin televiziv "Rusia 24".

Disa prova të tërthorta dëshmojnë se Koreja e Veriut ka filluar punën në Yongbyon, por pala ruse ende nuk ka të dhëna mbi rifillimin e punës së reaktorit, deklaroi një burim diplomatik në Moskë, duke komentuar mbi temën e mediave amerikane.

Ushtria e Lirë Siriane e ka refuzuar iniciativën ruse për transferimin e armëve kimike në Siri nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Anija e patrullës së Flotës Ushtarake Detare ruse "Smetlivij" la Sevastopolin dhe mori kursin për në Detin Mesdhe, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Qindra fëmijë, duke përfshirë edhe ata nga Rusia, janë bërë pjesë të një tregu të paligjshëm fëmijësh të huaj të birësuar që ekziston në SHBA, duke u transferuar nga familja në familje npërmjet Internetit.

Asistenti i kameramanit të kanalit televiziv "Russia Today" u plagos, pasi u godit nga të shtënat e militantëve në Siri.

Sot në burgun e Tokios u ekzekutua me varje në litar krimineli 73-vjeçar, i cili në vitin 2004 qëlloi për vdekje dhe grabiti pronarin e një restoranti kinez, dhe më pas plagosi rëndë një punonjës të metrosë, duke u përpjekur për t’i marrë atij me forcë paratë.

Ushtria siriane rimori kontrollin e qytetit të të krishterëve Maalula, i cili ndodhet 60 km në veri të Damaskut.

SHB-ja ka filluar t'u dërgojë armë të lehta dhe municione trupave të opozitës siriane dy javë më parë.

Koreja e Veriut ka filluar punimet për rivënien në punë të reaktorit me plutonium në Yongbyon.

Në takimin e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në përfaqësinë e përhershme të Federatës Ruse në OKB u diskutua iniciativa e Moskës për transferimin e armëve kimike siriane nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, njoftoi një burim diplomatik në fund të takimit, i cili zgjati rreth një gjysmë ore.

Vendosja e armëve kimike siriane nën kontrollin e bashkësisë ndërkombëtare është e mundur, nëse do të hiqet dorë nga përdorimi i forcës kundër Damaskut, deklaroi në Astana Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sulmi ushtarak i planifikuar mund ta nxjerrë konfliktin përtej kufijve të vendit dhe të shkaktojë një valë të re të terrorizmit, shkroi Presidenti rus Vladimir Putin në një artikull, të botuar në "The New York Times".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29