×
Bota, 9 shtator 2013

Muzeu i Vincent van Gogh në Amsterdam njoftoi mbi zbulimin e një vepre të re të piktorit.

Lideri i budistëve të Tibetit, Dalai Lama XIV, i cili ndodhet për një vizitë jozyrtare në Letoni, mendon se konflikti sirian duhet të zgjidhet me ndihmën e negociatave, dhe jo të armëve.

Së shpejti Irani planifikon të dërgojë në kozmos një majmun​​, një mi, një lepur ose një mace, deklaroi Drejtori i Qendrës shkencoro-kërkimore të Agjencisë Kozmike të Iranit, Mohammed Ebrahimi.

Siria do të jetë tema kryesore në takimet, të cilat do të mbajë Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian që mbikëqyr Lindjen e Mesme, i cili ka mbërritur për një vizitë në Moskë.

Qeveria e Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad nuk ka përdorur armë kimike gjatë sulmit afër Damaskut, deklaroi në një emision të Radios belge "RTL-TVI" studiuesi i liruar natën e kaluar nga robëria e rebelëve sirianë, Pierre Piccinini da Prata.

Siria supozon se qëllimi i ndërhyrjes së planifikuar ushtarake amerikane është që të ndihmojë terroristët, të cilët veprojnë në vend, dhe sulmi raketor do të mundësojë forcimin e pozitave të militantëve, u shpreh ditën e hënë Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë, Walid al-Moallem.

Në Indonezi është zbuluar një lloj i ri peshkaqeni: ndryshe nga llojet e tij të ngjashme - të bardhë dhe peshkaqenët tigër - ata nuk notojnë por ecin në fund të detit me ndihmën e pendëve (peshku) të gjera.

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad mund të shmangë ndërhyrjen e jashtme ushtarake, në qoftë se gjatë javës së ardhshme do t’i dorëzojë të gjitha armët kimike komunitetit ndërkombëtar, thuhet në një deklaratë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad ka ndërmend t’ia mbathë në bazën ushtarake ruse, të ndodhur në qytetin port Tartus, në rastin e një sulmi amerikan mbi Siri.

Të hënën në Norvegji po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Sipas rezultateve të sondazheve të opinionit publik, Kryeministri aktual Jens Stoltenberg mund të humbasë postin e tij.

Në rast se bie regjimi i Assad-it Sirinë e presin dekada të kaosit. Ekspertët flasin mbi gabimin tragjik të Shteteve të Bashkuara, të bindur për universalitetin e përvojës së tyre historike të shtetndërtimit.

Gjuajtësit japonezë u ngritën sot në ajër pas një alarmi për neutralizimin e një avioni pa pilot, përkatësia shtetërore e të cilit nuk dihet. 

Presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhoyono i dërgoi një letër Presidentit amerikan Barack Obama, me anë të së cilës ai u përpoq të bindë kolegun e tij mbi mungesën e nevojës për një operacion ushtarak në Siri.

Në Stamboll dhe Adana policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, për të shpërndarë demonstruesit që protestonin kundër planeve të qeverisë për prerjen e pemëve në universitetin e kryeqytetit.

Danimarka kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë, të përpiluar nga studiuesit amerikanë me porosi të Kombeve të Bashkuara.

Të hënën Presidenti amerikan Barack Obama do të japë një seri intervistash për mediat amerikane, ndërsa të martën do të takohet me senatorët demokratë, dhe pastaj do t’i drejtohet kombit nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.

Në aeroportin e kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok, kreu një ulje të vështirë avioni i pasagjerëve Airbus 330-300 i kompanisë ajrore Thai Airways.

Të dielën në mbrëmje në ishullin indonezian të Bali u mbajt ceremonia e hapjes së konkursit të bukurisë "Miss World 2013".

Të dielën autoritetet izraelite dislokuan sistemin e tyre të mbrojtjes kundërajrore "Iron Dome" në zonën e Jeruzalemit, njoftuan mediat lokale.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29