×
Bota, 6 shtator 2013

Anijet e mëdha të desantit të Rusisë "Novoçerkassk" dhe "Minsk" së bashku me anijen e zbulimit "Azov", duke kaluar nëpër Ngushticën e Dardaneleve, hynë në ujërat e Detit Mesdhe dhe filluan të zhvendosen për në zonat e caktuara të rajonit të Mesdheut Lindor, njoftuan në Shtabin e Përgjithshëm të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit Mohammad Javad Zarif deklaroi të premten se e dënon me vendosmëri Holokaustin.

Pheniani për herë të parë në histori do të lejojë ngritjen e flamurit dhe ekzekutimin e himnit të Koresë së Jugut në territorin e Koresë së Veriut.

Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Punët e Jashtme Aleksei Pushkov kritikoi Presidentin amerikan Barack Obama për qëndrimin që lideri amerikan ka zgjedhur të mbajë në lidhje me çështjen siriane.

Autoritetet e Libisë janë të gatshme të bashkëveprojnë për lirimin e dy qytetarëve rusë, të dënuar për akuzën se kanë ndihmuar Muammar Gaddafi, njoftoi ditën e premte Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

Anija e madhe e desantit e Flotës së Detit të Zi të Rusisë "Nikollaj Filchenkov" u nis në drejtim të brigjeve të Sirisë, njoftoi një burim në Shtabin e Përgjithshëm të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë.

Autoritetet egjiptiane vendosën të privojnë Lëvizjen "Vëllazëria Myslimane" nga statusi i organizatës jofitimprurëse, njofton gazeta lokale "Al-Akbar".

Në fillim të kësaj jave u bë e ditur mbi thyerjen e faqes së Internetit të trupave të marinës së SHBA-së, e cila u krye nga hakerët e "Ushtrisë elektronike siriane". Duke i quajtur ushtarakët amerikanë "vëllezër", sirianët u bënë thirrje atyre që të mos përmbushin urdhërat e komandës.

Këngëtarja amerikane Madonna iu drejtua autoriteteve të vendit të saj me apelin për të mos kryer një operacion ushtarak në Siri.

Shumica e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, sipas rezultateve të një anketimi, kundërshtojnë operacionin ushtarak në Siri dhe besojnë se kjo do të çonte në rritjen e ndjenjave anti-amerikane në Lindjen e Mesme dhe nuk do të zgjidhë detyrat që parashtrohen.

17 filma janë përfshirë në programin e Javës së kinemasë ruse, e cila do të fillojë sot në Toronto.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut riaktivizuan linjë telefonike ushtarake të komunikimit emergjent në kufi.

Presidenti amerikan Barack Obama i ka kërkuar Pentagonit të rrisë numrin e objektivave të sulmit ndaj Sirisë dhe të studiojë mundësinë e përfshirjes në këtë operacion të Forcave Ushtarake Ajrore, shkruan gazeta "The New York Times", duke cituar një burim në Shtëpinë e Bardhë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29