×
Bota, 5 shtator 2013

Dy anije të Forcave Ushtarake Detare (FUD) të Italisë po afrohen në brigjet e Libanit, njofton Agjensia italiane e lajmeve “ANSA”.

Në Siri nuk ka panik në lidhje me kërcënimin e ndërhyrjes ushtarake, njoftoi Gjenerali i ushtrisë siriane, Mohamed Isa.

Më 5 shtator në Kajro është kryer një atentat në marrëdhënie me Kreun e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Egjiptit, Mohammed Ibrahim.

Rusia do të ngrejë në sesionin e vjeshtës të Këshillit të Bordit Drejtues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) më 9 shtator problemin e rreziqeve bërthamore në lidhje me goditjen e mundshme të SHBA-së mbi Siri, deklaruan ditën e enjte në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Teherani do të vazhdojë të mbështesë Sirinë në dritën e një goditje të mundshme ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi Komandanti i njësisë speciale "Al-Quds" i rojeve të revolucionit islamik, Qassem Suleimani.

Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Saakashvili, i cili ditën e hënë u nis për të zaptuar malin Kazbek, u bllokua në mal në shoqërinë e ish-Këshilltarit të Presidentit të Rusisë për çështjet ekonomike, opozitarit Andrei Illarionov, si dhe të deputetit të parlamentit gjeorgjian, Goga Haçidze.

Në Britaninë e Madhe sot në mëngjes më shumë se 100 makina u përfshinë në një aksident rrugor, shkaku i të cilit, me sa duket, u bë shikueshmëria e dobët për shkak të mjegullës së dendur.

Korporata shtetërore ruse "Rosatom", kompania britanike "Rolls-Royce" dhe kompania energjetike finlandeze "Fortum" nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin në studimin e çështjes për ndërtimin dhe shfrytëzimin e një centrali bërthamor në Britaninë e Madhe, thuhet në një njoftim të korporatës shtetërore "Rosatom".

Në kuadër të programit "Vizitë portuale" në portin gjeorgjian të Batumit të enjten mbërritën tri anije të NATO-s - dy minapastrues gjermanë dhe një fregatë turke.

Autoritetet amerikane janë duke studiuar mundësinë e shtimit të ndihmës për rebelët sirianë dhe transferimin e përgjegjësisë për këtë operacion Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, u tha gazetarëve amerikanë në kushte anonimiteti një përfaqësues i administratës së Barack Obamës.

Sot çmimet e naftës po rriten, pasi Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan miratoi projektrezolutën e propozuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila autorizon përdorimin e forcës ushtarake në Siri.

Rritja e tensionit rreth situatës në Siri është e bazuar në keqinformime dhe keqinterpretime të fakteve. Për këtë Ministria ruse e Punëve të Jashtme akuzon SHBA-në dhe aleatët e saj. "Loja e pisët" në fushën e informacionit, ndër të tjera, është e drejtuar edhe kundër Rusisë. Qëllimisht keqinterpretohet politika e Moskës dhe historia e marrëdhënieve të saj me Sirinë. Ministria ruse e Punëve të Jashtme e ka kritikuar ashpër këtë fushatë.

Më shumë se 300.000 përpjekje për të hyrë në faqet e Internetit "për të rritur" u regjistruan në vitin 2012 nga kompjuterat e Parlamentit britanik, shkruajnë mediat lokale, duke iu referuar Dhomës së Komuneve.

Anija kozmike japoneze e mallrave "Konotori" u shkëput të mërkurën nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Bombardimi i objekteve bërthamore që përdoren për qëllime paqësore në Siri do të çonte në rënien e teknologjive bërthamore në duart e terroristëve, mendon eksperti në fushën e energjisë bërthamore, Aleksandër Uvarov.

Informatori i organizatës WikiLeaks Bradley Manning në një apel drejtuar Presidentit amerikan Barack Obama ka kërkuar lirim të parakohshëm nga burgu, dhe gjithashtu njoftoi se ka bërë publike informacionet sekrete nga dashuria për atdheun e tij.

Pentagoni njoftoi një ditë më parë koston e përafërt për zhvillimin e sulmit. Sipas përllogalitjeve më modeste, do të duhet të shpenzohen rreth 200 milionë $.

Si pasojë e përplasjes së një treni mallrash me një autobus, aksident i cili ndodhi në shtetin verior meksikan të Chihuahua, të paktën 4 persona humbën jetën dhe 31 u plagosën.

Komiteti për Çështjet Ndërkombëtare i Senatit Amerikan miratoi projektrezolutën për përdorimin e forcës ushtarake në Siri.

Kriza siriane ka ndryshuar prioritetet e samitit të "G-20" në Shën Petersburg. Takimi ceremonial i krerëve të ekonomive kryesore të botës shndërrohet në një debat të vështirë në lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe moralin e shëndoshë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29