×
Bota, 3 shtator 2013

Gjykata në Egjipt urdhëroi ndërprerjen e punës së 4 kanaleve televizive, duke përfshirë edhe përfaqësinë e televizionit "Al Jazeera" në vend.

Në Detin Mesdhe për kryerjen e misioneve luftarake është dërguar anija e madhe e desantit "Novoçerkassk".

Irani filloi testimet e radarit të ardhshëm të zhvillimit të vet, të aftë për të fokusuar aparate fluturuese, të prodhuar sipas teknologjisë "Stels", dhe raketa kruz.

Kongresi amerikan duhet të vendosë në lidhje me nevojshmërinë për zhvillimin e një operacioni ushtarak në Siri. Deri më tani mendimet e senatorëve ndahen pothuajse në mënyrë të barabartë. Edhe pse goditja mund të ndërmerret pa miratimin e Senatit, ai për Barack Obama është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi as OKB-ja, as NATO-ja, as Britania e Madhe nuk pranuan ta mbështesnin për këtë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përgjegjësia në lidhje me përdorimin e armës kimike në periferi të Damaskut qëndron mbi qeverinë siriane, deklaroi Shërbimi Federal i Zbulimit i Gjermanisë (BND).

Presidenti i SHBA-së Barack Obama iu drejtua kongresmenëve me thirrjen urgjente për të votuar në lidhje me përdorimin e forcës kundër Sirisë.

Gjermania deklaroi se në marrëdhënie me 30 ish-roje të kampit të përqendrimit Aushvic (The Auschwitz concentration camp) duhet të ndiqen penalisht.

Qeveria e Japonisë premtoi të shpenzojë 500 milionë $ për likujdimin e rrjedhjes së rrezatimi dhe dezinfektimin e ujit në centralin bërthamor "Fukushima-1".

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, premtoi të krijojë një llogari të veçantë në rrjetin e mikroblogeve Twitter në gjuhën ruse.

Gjatë 3 viteve të fundit Koreja e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në zhvillimet e veta bërthamore dhe në çdo kohë është e aftë të prodhojë armë bërthamore. 

Damasku zyrtar shpreson të mos ketë asnjë goditje ushtarake nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj. 

Kompania egjiptiane e hekurudhave vendosi të mos rifillojë qarkullimin e trenave deri të mërkurën për arsye sigurie.

Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega njoftoi se ka ndërmend t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në mënyrë që të rikthejë në përbërje të Nikaraguas me rrugë ligjore krahinën e Guanacaste, e cila 200 vjet më parë i ka kaluar Costa Rica-s.

Lëshimet e dy raketave-shënjestër në Mesdhe, të zbuluara nga sistemi rus i paralajmërimit të sulmeve raketore, sipas të gjitha gjasave ishin prototipe raketash balistike pa mbushje, njoftoi një burim informacioni në Moskë.

Shtetasja amerikane Diana Nayad kaloi me not Ngushticën e Floridës, duke përshkuar 177 km nga Kuba deri në brigjet e Shteteve të Bashkuara.

SHBA-ja ka të ngjarë të jetë duke marrë në konsideratë planin e një operacioni ushtarak në shkallë të gjerë në Siri dhe nuk kanë ndërmend të kufizohet me "veprime të përmbajtura dhe të kufizuara", çka u deklarua pak ditë më parë nga Barack Obama.

Raketat e lëshuara, të regjistruara në Mesdhe nga sistemi rus i paralajmërimit të sulmeve raketore, ishin shënjestra trajnuese për sistemin izraelit të mbrojtjes antiraket.

Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion pranë Tel Avivit u mbyll përkohësisht mëngjesin e 3 shtatorit, pas një sulmi nga ana e dy palestinezëve.

Vajza e shefit të shërbimit të zbulimit të Kolonel Kaddafi - Abdullah Senussi - u rrëmbye menjëherë pas lirimit të saj nga burgu, njoftuan autoritetet libiane.

Pentagoni nuk ka asnjë informacion mbi lëshimin e raketave balistike në Mesdhe, njoftoi zëdhënësi i shërbimit për shtyp i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes.

Refuzimi i Kongresit Amerikan për të mbështetur iniciativën e Presidentit Barack Obama për zhvillimin e operacionit ushtarak në Siri do të ishte një katastrofë, deklaroi senatori republikan John McCain.

Kryetari i Komitetit për Kontrollin dhe Menaxhimin e Pronës Shtetërore në Këshillin Shtetëror, ish-kreu i Korporatës Kombëtare kineze të Naftës Jiang Jiemin u shkarkua nga detyra në lidhje me dyshimet për "shkelje të rënda disiplinore".

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu vuri në dijeni Presidentin rus Vladimir Putin për zbulimin e lëshimit të dy raketave balistike në Mesdhe.

Autoritetet e Brazilit dhe Meksikës thirrën ambasadorët e SHBA-së në këto vende për shkak të informatave se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar presidentët brazilianë dhe meksikanë - Dilma Rousseff dhe Enrique Peña Nieto.

Lëshimet e raketave në Mesdhe ka gjasa të jenë përgatitje për një sulm kundër Sirisë

Pas tre ditëve të seancave dëgjimore Skupshina serbe (parlamenti) miratoi përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë.

Ish-Presidenti iranian Akbar Hashemi Rafsanjani deklaroi se ai beson se Presidenti sirian Bashar Al-Assad mund të ketë autorizuar përdorimin e armëve kimike kundër qytetarëve të vendit të tij.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29