×
Bota, 2 shtator 2013

NATO-ja nuk do të marrë pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë, rreth të cilit po diskuton SHBA-ja.

Një ekip ndërkombëtar studiuesësh i udhëhequr nga biologu evolucionist Sebastien Gagné gjeti prejardhjen gjenetike të shkaktarit të tuberkulozit "Mycobacterium tuberculosis", duke përcaktuar se mikobakteria, ashtu si dhe njerëzimi, e merr origjinën nga Afrika dhe se ka ardhur të paktën 70 mijë vjet më parë.

Hakerët e "Ushtrisë elektronike siriane" thyen sot faqen e Internetit të trupave të Marinës së SHBA-së marines.com dhe postuan në faqen e saj kryesore një njoftim të shkruar në emër të ushtarakëve të ushtrisë siriane, të cilët e quajnë veten vëllezër të ushtarëve amerikanë.

U bë i njohur vendi ku do të zhvillohet konkursi me mjaft popullaritet i muzikës evropiane "Eurovision" në vitin 2014.

Gjerdanit, me të cilën Kancelarja gjermane Angela Merkel u paraqit më 1 shtator në debatet parazgjedhore, iu shfaq një llogari në Twitter.

Autoritetet libiane kanë premtuar të fillojnë në shtator procesin gjyqësor ndaj djalit të Muammar Gaddafi - Seif al-Islam Gaddafi. Vërtetë, vetë i pandehuri nuk është ende në duart e tyre. Ai u kap nga rebelët në nëntor të vitit 2011 dhe që nga ajo kohë mbahet i ngujuar në burgun e qytetit të Zintan. Kërkesat e vazhdueshme të qeverisë për ta transferuar Seif al-Islam Gaddafi në kryeqytetin e vendit autoritetet lokale i injorojnë krejtësisht.

Në Australi ngritën nga fundi i detit bombat e hedhura prej amerikanëve në Great Barrier Reef, në të cilat përmbaheshin lëndë eksplozive, por nuk kishin siguresë.

Kryeministri japonez Shinzo Abe u zotua se qeveria e vendit së shpejti do të marrë masat e nevojshme për pastrimin e elektrostacionit atomik "Fukushima-1" nga substancat radioaktive.

Një turist nga Zelanda e Re kaloi 2 javë në një ishull fare të vogël në brigjet e Australisë për shkak të rrezikut të sulmit nga një krokodil 6-metërsh.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së ka përgjuar bisedat telefonike dhe ka survejuar letrat e postës elektronike (ang. e-mail) të Presidentes së Brazilit, Dilma Rousseff, dhe homologut të saj meksikan, Enrique Peña Nieto.

Autoritetet e Sirisë iu drejtuan Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, me kërkesën për të parandaluar agresionin e mundshëm ushtarak kundër vendit.

Ditën e hënë për shkaqe të paevidentuara ende për disa orë u bllokua ose ka qenë i vështirë aksesi në shumicën e faqeve të portalit të Internetit të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë vendosë të përforcojnë veprimet e zbulimit në brigjet e Sirisë.

Siria është plotësisht e aftë të përballojë çdo agresion të jashtëm. Me një deklaratë të tillë doli Kryetari i shtetit sirian Bashar Al-Assad në përgjigje të planit të Presidentit amerikan Barack Obama për të ndërmarrë operacionin ushtarak në Siri. Obama ka një javë kohë për të bindur Kongresin që të mbështesë vendimin e tij dhe për të gjetur aleatë. Ekspertët rusë e quajnë një metodë të tillë të zgjidhjes së krizës siriane "me të meta".

Policia turke arrestoi në aeroportin e Stambollit një burrë, i cili kërcënoi se do të detononte një mjet shpërthyes, njofton ditën e hënë gazeta "Hurriyet".

Meshkujt modernë evropianë janë mesatarisht 10 cm më të gjatë se paraardhësit e tyre, të cilët kanë banuar në këtë kontinent pak më shumë se 100 vjet më parë, deklarojnë shkencëtarët.

Moska nuk i pranon përpjekjet e Phenianit për të shpallur në mënyrë të njëanshme veten si një fuqi ushtarake bërthamore, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i dërgoi një letër Presidentit të SHBA-së Barack Obama, duke u përpjekur ta bindë atë të heqë dorë nga ndërhyrja ushtarake në konfliktin sirian.

Veprimet e SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut në Lindjen e Largët nuk i përgjigjen shkallës së rrezikut kërcënues që vjen nga Koreja e Veriut, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

 

Ministri i Financave i Venezuelës, Nelson Merentes, deklaroi se politika ekonomike e të ndjerit Hugo Chavez dhe Presidentit aktual Nicolas Maduro nuk ka mundur të kapërcejë problemet ekzistuese strukturore në zhvillimin e vendit.

Në kryeqytetin meksikan protestat e studentëve kundër reformës në sistemin e arsimit, të propozuar nga qeveria, u shndërruan në trazira.

Presidenti bolivian, Evo Morales, përshkoi plot 20 milje me biçikletë në provincën qendrore të Cochabamba, duke kremtuar në këtë mënyrë festën kombëtare të quajtur "Dita e këmbësorëve dhe çiklistëve në mbrojtje të Tokës Mëmë".

Qeveria e përkohshme e Egjiptit, e vendosur në drejtimin e pushtetit nga ushtria, bëri publike një listë prej 50 personash, të cilët do të duhet të zhvillojnë ndryshimet në Kushtetutën e vendit.

Militantët e Lëvizjes "Taleban" sulmuan një bazë ushtarake amerikane në Afganistanin lindor, pranë kufirit me Pakistanin.

Aeroplanmbajtësja amerikane "Nimitz" filloi zhvendosjen e vet nga Deti Arabik për në Detin e Kuq, në mënyrë që të jetë sa më afër kufirit të Sirisë. Aeroplanmbajtësja në fjalë shoqërohet nga një kryqëzor dhe katër shkatërrues (destroyers).

Ish-oficeri i trupave SS sot do të dalë para gjyqit në lidhje me rastin e vrasjeve të kryera në Holandë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Anëtarët e Lidhjes së Shteteve Arabe i bënë thirrje OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar për të ndërmarrë masat e nevojshme parandaluese kundër autoriteteve siriane, të cilat Liga Arabe i quan përgjegjëse për përdorimin e armëve kimike në vend.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29