×
Bota, 30 gusht 2013

Transparency International do t’i dorëzojë ish-agjentit të CIA-s në arrati, Edward Snowden, çmimin për veprimtarinë demaskuese nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Berlin, njofton web-site-i i degës gjermane të organizatës.

Sipas të dhënave të Eurostat, papunësia në Qipro në korrik arriti në 17.3 %, duke treguar shkallën më të lartë të rritjes ndër 28 vendet anëtare të BE-së në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2012.

Bashkëshortja e Princit britanik William, Dukesha e Kembrixhit Catherine, të premten për herë të parë pas lindjes së djalit u shfaq në publik, njoftoi gazeta britanike "The Telegraph".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon do të thërrasë të premten në orën 17:00, sipas meridianit të Greenwich-it, takimin me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Siri, njoftoi zëdhënësi i Kreut të Kombeve të Bashkuara.

Të premten në Egjipt rifilluan përleshjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit të rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi. Ka të plagosur, njoftuan mediat vendase.

Në Berlin u zhvillua një demonstratë kundër ndërhyrjes ushtarake në konfliktin sirian nga ana e vendeve perëndimore.

SHBA-ja është e gatshme që në ditët në vijim ta bombardojë e vetme Sirinë, përkundër vendimit të Parlamentit të Britanisë së Madhe, aleates së saj më të afërt, për t'u tërhequr nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak.

Refuzimi i Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë nuk do t'i frenojë amerikanët nga ndërmarrja e sulmit ushtarak mbi Damaskun, dhe ky sulm mund të fillojë që këtë fundjavë, deklaroi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Çështjet Ndërkombëtare Aleksei Pushkov.

26 pasagjerë u lënduan si pasojë e kalimit të dy avionëve në një zonë me turbulenca të forta mbi Hong Kong.

Të gjitha vendet në Lindjen e Mesme, me përjashtim të Sirisë, Iranit dhe pjesës më të madhe të Libanit, kontrollohen nga Shtetet e Bashkuara, tha në një intervistë për "Zërin e Rusisë" në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes të Libisë.

Komanda e Flotës Ushtarake Detare ruse nuk i ka ndryshuar planet e saj për të dërguar në fund të vitit në Tartus kryqëzorin e rëndë aeroplanmbajtës "Admiral Kuznecov", njoftoi Agjencia informative ruse ITAR-TASS, duke iu referuar një burimi në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre mund ta sulmojnë Sirinë deri në 4 shtator, deklaroi ditën e premte Presidenti i Francës, François Hollande.

Sulmi i një terroristi kamikaze në verilindje të Afganistanit ka marrë jetët e të paktën 8 vetëve. Më shumë se 10 persona të tjerë janë plagosur, njoftoi policia lokale.

Një balonë me turistë desantoi në territorin e shkollës së riedukimit për të mitur në qytetin Cesis të Letonisë, njoftoi policia lokale.

Inspektorët e OKB-së për armën kimike në Siri, të cilët mbërritën të premten në mëngjes në periferitë e Damaskut, befas u kthyen në hotel për arsye sigurie, largimi i tyre është shtyrë për një kohë të pacaktuar, njofton Agjencia informative ruse "RIA Lajmet".

SHBA-ja po humbet aleatët e vet. Partnerja kryesore ushtarake e Uashingtonit - Londra - hoqi dorë nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak kundër Sirisë. Pas kësaj edhe disa vende të NATO-s kanë hedhur poshtë skenarin e armatosur të ndikimit mbi regjimin e Bashar Al-Assad. Tani Uashingtoni është vënë në kërkim të aleatëve të tjerë, por gjatë kësaj deklaron se mund ta japë edhe i vetëm goditjen mbi Sirinë.

Ekspertët indianë njoftuan mbi nxjerrjen e suksesshme në orbitë të satelitit ushtarak "GSAT-7" të prodhimit vetiak, njofton ditën e premte Agjencia informative EFE.

Moska po punon aktivisht për të parandaluar aplikimin e skenarit ushtarak në Siri, njoftoi Asistenti i Presidentit rus, Juri Ushakov.

Më shumë se 165 mijë persona kanë shprehur dëshirën për të shkuar përgjithmonë në Mars. 

Të paktën 12 vende të NATO-s refuzuan të marrin pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë, nëse ky nuk do të jetë i sanksionuar nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njoftoi për Agjencinë ITAR-TASS një burim i mirëinformuar në Bruksel.

Moska është kundër çdo rezolute të OKB-së, e cila mund të përdoret për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Sirisë, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Gennadi Gatillov.

Gjatë takimit me dyer të mbyllura të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Rusia u përpoq t'i bindte vendet perëndimore në lidhje me domosdoshmërinë e vazhdimit nga ana e ekspertëve të OKB-së të hetimit mbi përdorimin e supozuar të armës kimike në Siri, njoftoi për ITAR-TASS një burim i mirëinformuar në selinë e organizatës botërore.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
17
18
24
25
31