×
Bota, 28 gusht 2013

Helikopterët e forcave paqeruajtëse të OKB-së bombarduan pozicionet e rebelëve të grupit "M-23" në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, njofton shërbimi për shtyp i Organizatës.

Në rrjetin social Facebook nën maskën e një videoje nga miqtë po përhapet një program keqbërës me shpejtësi 40 mijë sulme në orë, tashmë janë prekur mbi 800 mijë përdorues të shfletuesit (ang. browser) Google Chrome, njoftuan mediat.

Irani ka instaluar edhe 1.861 centrifuga shtesë për pasurimin e uraniumit në qendër në Natanz, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm deri në 15.416, njoftohet në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA).

Përfaqësuesi rus nuk ka organizuar asnjë demarsh gjatë takimit të "pesëshes" të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Sirinë në Nju Jork, në të cilin po diskutohej projekt-rezoluta britanike në lidhje me përdorimin e mundshëm të forcës kundër Damaskut, njoftuan në Përfaqësinë e Përhershme të Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në Irlandën e Veriut (Ulster) është gjetur një depo armësh, pronarët e së cilës kishin planifikuar të kryenin sulme ndaj oficerëve të ruajtjes së rendit.

Çështja e fillimit të operacionit ushtarak kundër Damaskut, me sa duket nga të gjitha, është zgjidhur. Luftanijet amerikane iu afruan bregdetit të Sirisë, ndërsa zyrtarët nga Evropa dhe SHBA-ja po deklarojnë gjithnjë e më shpesh se sulmi kundër regjimit të Bashar Al-Assad mund të ndërmerret pa sanksionimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kostoja e tij do të arrijë në miliarda dollarë, kurse zërat në qarkullim për përfshirjen e Perëndimit në konfliktin sirian kanë tronditur tashmë tregjet financiare.

Grupi radikal "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" i lidhur me organizatën terroriste ndërkombëtare "Al-Qaeda" kërcënoi të derdhë mbi autoritetet e Sirisë "një vullkan hakmarrje", në qoftë se do të konfirmohen njoftimet mbi përdorimin e armës kimike nga forcat qeveritare siriane pranë Damaskut.

Rusia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e misioneve të veta diplomatike në territorin sirian, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Diplomatët rusë dhe kinezë u larguan nga salla e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, në të cilin po diskutohej projekt-rezoluta e Britanisë së Madhe, e cila propozon përdorimin e forcës ushtarake kundër Sirisë, njoftojnë mediat sot.

Angela Merkel deklaroi se hyrja e Greqisë në eurozonë nuk duhej lejuar në kohën e vet.

Specialistët e NASA-s po zhvillojnë një anije me vela mbi rrota, elektronika e të cilës do të ushqehet me energjinë e paneleve diellore.

Në Nju Jork filloi mbledhja me dyer të mbyllura e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Rusia, Britania e Madhe, Kina, SHBA-ja dhe Franca) mbi situatën në Siri.

Në një sërë zonash të rajonit Puno në juglindje të Perusë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në lidhje me reshjet e mëdha të borës që po bien në këtë territor.

Presidenti çek Miloš Zeman nënshkroi ligjin për shpërndarjen e Sněmovna (Dhoma e Ulët e Parlamentit), njoftoi Shefi i Kancelarisë Presidenciale, Vratislav Mynar.

Autoritetet e Sirisë u kanë dorëzuar inspektorëve të OKB-së, të cilët po merren tani me hetimin e përdorimit të armës kimike, prova faktike që nuk kanë vënë në përdorim substanca toksike, deklaroi për gazetarët në Damask Zv.Ministri i Jashtëm i Sirisë, Fajsal Mikdad (Faysal Miqdad).

Lideri i Revolucionit Kuban Fidel Castro botoi një artikull në Internet, në të cilin ai përgënjeshtroi njoftimet e publikuara në media, sipas të cilave Kuba refuzoi të pranonte ish-agjentin e CIA-s, Edward Snowden, kinse nën presionin e Shteteve të Bashkuara.

Grupi i inspektorëve të OKB-së për armët kimike rifilloi sot punën në Siri, njoftuan mediat vendase. 

Niveli i kërcënimit, që vjen nga rrjedhja e kohëve të fundit nga një prej rezervuarëve të centralit bërthamor "Fukushima-1", është rritur nga niveli i parë "situatë anormale" deri në nivelin e tretë "incident serioz" sipas shkallës ndërkombëtare të vlerësimit të kërcënimeve bërthamore, njoftoi Departamenti i Kontrollit të Objekteve Bërthamore i Japonisë (NRA).

Qeveria e Koresë së Veriut "do të ndërmarrë hapa praktikë për të tërhequr turistët e huaj në vend", në veçanti, do të rikonstruktojë hotelet e mëdha në Phenian, në mënyrë që ata "të kenë nivelin e shërbimit që ofrohet në mbarë botën", u thanë gazetarëve në një agjenci ndërkombëtare të turizmit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut.

Të paktën 29 persona mbetën të vrarë në vend dhe dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e një serie sulmesh terroriste në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Përpjekjet për zgjidhjen me përdorimin e forcë të konfliktit sirian "do të shkaktojnë destabilizimin e mëtejshëm të situatës në vend dhe në tërë rajonin", deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një bisede telefonike me Përfaqësuesin Special të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe, Lakhdar Brahimi.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro shprehu bindjen e tij se dikush ka shkaktuar qëllimisht sëmundjen kancerogjene, nga e cila vdiq paraardhësi i tij në postin e Presidentit, Hugo Chavez.

Operacioni ushtarak në shkallë të plotë në Siri nuk planifikohet. Siç njofton botimi "The Washigton Post", duke cituar deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, SHBA-ja vendosi thjesht të "ndëshkojë paksa" Bashar Al-Assad: "sulmi i kufizuar me raketa" do të zgjasë vetëm dy ditë. Ndërsa Londra ia ka hyrë punës me këtë çështje shumë seriozisht: atje kanë përgatitur tashmë planin e veprimeve ushtarake për forcat e armatosura. Vëzhguesit besojnë se veprimet ushtarake kundër Damaskut do të shndërrohen në një luftë të zgjatur civile.

Sot në selinë e NATO-s do të organizohet një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut në niveli ambasadorësh, i thirrur me iniciativë të Shteteve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Siri.

Izraeli filloi dislokimin e komplekseve të veta raketore "Patriot" në veri të vendit pranë qytetit të Haifës. Sipas njoftimit të mediave, këto masa po merren për shkak të situatës së përkeqësuar rreth Sirisë.

Anijet e Forcave Ushtarake Detare amerikane dhe ato të Flotës Mbretërore britanike, të cilat ndodhen në Mesdheun lindor, ka gjasa të sulmojnë me raketa kruz objektivat në Siri natën në të gdhirë të së premtes, pas votimit në Parlamentin e Britanisë së Madhe në mbështetje të operacionit ushtarak kundër regjimit sirian, njoftojnë gazetat dhe kanalet televizive amerikane.

Sulmi me raketa ndaj Sirisë mund të fillojë më 29 gusht, njoftojnë mediat amerikane duke cituar një burim në Shtëpinë e Bardhë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
17
18
24
25
31