×
Bota, 27 gusht 2013

Qëllimi i krijimit të Shqipërisë së Madhe nuk është anuluar nga askush. Territoret e Maqedonisë dhe Malit të Zi, të populluara nga shqiptarët, nuk kanë qenë kurrë të përjashtuara nga planet e shqiptarëve të Kosovës, kurse shqiptarët në territorin e ish-Jugosllavisë prisnin vetëm sinjalin, kur çështja e Kosovës të bëhej e rëndësishme për organizatat ndërkombëtare. I tillë u bë viti 1999, ose më saktë agresioni i NATO-s kundër Serbisë dhe Malit të Zi.

Efektivët e policisë gjetën në zyrën e "FEMEN" në Kiev një pistoletë me plumba dhe një granatë.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë, Walid Muallem, deklaroi se Rusia nuk do t’i lërë pa mbështetje autoritetet siriane.

Çmontimi i minaresë në rajonin Adigeni në jugperëndim të Gjeorgjisë provokoi trazira në mesin e popullsisë myslimane të vendit.

Autoritetet siriane kanë në arsenalin e vet mjete të tilla mbrojtëse që do të habisin të gjithë botën, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, Walid Muallem.

Një grup ekologësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shpërndan një peticion me kërkesën drejtuar Organizatës Meteorologjike Botërore në lidhje me faktin që uraganëve t’u vihen emrat e politikanëve, të cilët përçmojnë, injorojnë hapur problemin e ndryshimit të klimës.

Ushtria britanike po përgatit një plan emergjent veprimesh në lidhje me përdorimin e armës kimike në Siri, njoftoi Sekretari për shtyp i Kryeministri britanik David Cameron.

Në jug të Polonisë si rezultat i përplasjes së një autobusi pasagjerësh me një kamion më shumë se 20 persona morën lëndime të shkallëve të ndryshme.

Policia arrestoi 12 persona në juglindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazë të akuzave për zhvillimin e luftimeve ilegale me qen dhe liroi nga robëria 367 qen luftimesh. Ky u shndërrua në një nga operacionet më të mëdha në luftën kundër aktiviteteve të tilla në historinë e SHBA-së.

SHBA-ja inkurajon opozitën siriane të mos bindet për zhvillimin e procesit negociator në pritje të intervencionit të jashtëm ushtarak.

Rrëshqitjet e tokës, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në juglindje të Meksikës, u bënë shkak për vdekjen e 13 personave, njoftuan autoritetet lokale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi se Kina nuk sheh asnjë arsye për të negociuar me Japoninë në lidhje me ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës Lindore.

Presidenti amerikan Barack Obama nuk merr në konsideratë mundësinë e fillimit të një operacioni në shkallë të plotë ushtarak në Siri. Siç njofton botimi "The Washington Post", autoritetet amerikane kanë ndërmend të kufizohen me një bombardim raketor 2-ditor të vendit.

Lëshimi i raketëmbajtëses japoneze të llojit të ri "Epsilon" dështoi. Agjencia Aerokozmike e Japonisë (JAXA) i transmetoi në Internet përgatitjet për lëshimin e raketës.

Ministri amerikan i Financave, Jack Lew, paralajmëroi anëtarët e Kongresit se aty nga mesi i tetorit qeveria nuk do të ketë më fonde për të paguar borxhet, nëse niveli maksimal i borxhit nuk do të rritet.

Departamenti Amerikan i Shtetit e shtyu takimin diplomatik për përgatitjen e konferencës mbi Sirinë.

Siria është si kurrë ndonjëherë më parë afër shndërrimit të vet në objekt të agresionit ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi për këtë, me sa duket nga të gjitha, është marrë. Perëndimi ka përcaktuar tashmë taktikën e vet, por ai nuk ka ende një ide të qartë rreth strategjisë.

Koreja e Veriut propozoi zhvillimin e negociatave që synojnë ndërprerjen e programit bërthamor të Koresë së Veriut, midis Phenianit, Seulit, Pekinit dhe Uashingtonit, por sipas një burimi diplomatik në Pekin kjo nismë nuk ka gjetur mbështetje në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Jashtëm brazilian Antonio Patriota la postin e tij në sfondin e një skandali diplomatik me Bolivinë fqinje.

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Indisë miratoi projektligjin për akordimin e më shumë se 18 miliardë dollarëve për sigurimin e ushqimit të lirë për pjesën më të varfër të popullsisë.

Autoritetet e shtetit amerikan të Kalifornisë njoftuan se sipërfaqja e përfshirë nga zjarret në afërsi të Parkut Kombëtar Yosemite po vazhdon të rritet.

Në Venezuelë u arrestuan dy shtetas kolumbianë të dyshuar për komplotimin e vrasjes së Presidentit Nicolas Maduro.

Qeveria e Zimbabves ka propozuar projektin e ndërtimit të "Disneyland-it Afrikan" në afërsi të njërit prej atraksioneve kryesore të jugut të Afrikës - ujëvarës Victoria.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
17
18
24
25
31