×
Bota, 23 gusht 2013

Në Internet-portalin e Agjencisë Informative "Rajoni i ri" u botua artikulli i veteranit të shërbimit të zbulimit Oleg Razumovskij. Përsiatjet e tij në të kanë tërhequr tashmë vëmendjen e mediave në Hungari, Sllovaki, ndërsa në ditët e fundit edhe në Poloni.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka themeluar më 6 prill Ditën Ndërkombëtare të Sportit për hir të paqes dhe zhvillimit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën Çeke do të mbahen më 25 dhe 26 tetor.

29 persona humbën jetën dhe 500 të tjerë u plagosën si rezultat i dy shpërthimeve të fuqishme që gjëmuan në qytetin libanez Tripoli, njoftuan në Përfaqësinë libaneze të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Në Kanë vodhën një unazë me vlerë 72 mijë €, njoftoi policia franceze.

Një helikopter ushtarak e transportoi Hosni Mubarak në spitalin ushtarak të Kajros, në të cilin ai do të mbahet "nën arrest shtëpiak". Ish-Presidenti egjiptian u lirua nga paraburgimi pasi të mërkurën gjykata në Kajro mori vendimin për tërheqjen e akuzën për korrupsion këtij të fundit. Sot Zyra e Prokurorisë konfirmoi se ajo nuk do të kundështojë vendimin e gjykatës - dhe pikërisht kjo ka hequr pengesën e fundit në rrugën e transferimit të Mubarak nën arrest shtëpiak.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, diskutuan situatën në Egjipt dhe Siri, problematikën e zgjidhjes së krizës në Lindjen e Mesme dhe programin bërthamor të Iranit, njoftuan në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Stërvitjet e përbashkëta antiterroriste të Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë dhe Komandës së Bashkuar të Mbrojtjes Aerokozmike të Amerikës së Veriut (NORAD) do të mbahen në periudhën nga 26-30 gusht mbi Detin Bering, njoftoi shërbimi për shtyp i NORAD-it.

Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë shtyu deri më 26 gusht seancat dëgjimore për çështjen (rastin) e ish-Komandantit të ushtrisë së serbeve boshnjakë, Ratko Mlladiç, për shkak të gjendjes së tij të keqe shëndetësore, njoftojnë mediat lokale.

10 persona humbën jetën dhe rreth 20 të tjerë u lënduan sot si rezultat i zjarrit që shpërtheu në një rafineri nafte në jug të Indisë, njoftuan mediat lokale.

Deri tani nuk ka kurrfarë dëshmish të dokumentuara se në periferi të Damaskut është përdorur armë kimike. Autoritetet zyrtare siriane hodhën poshtë akuzat se forcat qeveritare kanë përdorur armë kimike dhe i quajtën këto njoftime provokim të militantëve të opozitës.

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut ranë dakord të zhvillojnë më 25-30 shtator takimet e të afërmve të ndarë nga përçarja kombëtare, njofton Ministria e Koresë së Jugut për çështjet e bashkimit.

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën si rezultat i një sulmi të dyfishtë terrorist në qytetin libanez Tripoli, njofton Agjencia Reuters me referim tek fjalët e dëshmitarëve okularë.

Aktivistët e opozitës siriane po përpiqen t’u dorëzojnë inspektorëve të OKB-së, të ndodhur aktualisht në Damask, "dëshmi të sulmit kimik", siç konfirmohet, "mostra të indeve të trupave të viktimave", njofton kanali televiziv britanik Sky News.

Fluturimet direkte midis Rusisë dhe Mauritanisë do të fillojnë më 1 nëntor, njofton ditën e premte faqja e Internetit e Ministrisë së Turizmit të Rusisë.

Sot mbush plot 100 vjet Sirena prej bronzi në Kopenhagen, e cila hyn në dhjetëshen e monumenteve më të famshme të botës.

Një çetë prej rreth 300 militantësh të së ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane, të trajnuar në një kamp stërvitor nën drejtimin e operativëve të CIA-s, si dhe një grup ushtarakësh të forcave Komando jordaneze dhe izraelite, po lëvizin në drejtim të Damaskut, shkruan gazeta franceze "Le Figaro".

Në Kanë (Cannes) sot pritet të hapet Festivali XVI i Artit Rus. Banorët dhe vizitorët e qytetit në Rivierën e Francës (Cote d'Azur) do të kenë mundësi të njihen me arritjet e kulturës moderne, traditat ruse si dhe të blejnë produkte të artizanatit popullor.

Në Moskë mendojnë se njoftimet e fundit mbi përdorimin e armës kimike në Siri, ka shumë mundësi, të jenë një aksion i planifikuar dhe se kanë karakter provokues, thuhet në një deklaratë të Zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Piloti 17-vjeçar rus Sergei Sirotkin nënshkroi marrëveshjen me ekipin zviceran të kampionatit të "Formula 1", "Sauber", çka do t’i mundësojë atij debutimin në kampionat që në sezonin e ardhshëm, njofton revista "Der Spiegel".

Burimi kryesor i informacionit i website "WikiLeaks", ish-ushtari 25-vjeçar i Ushtrisë së SHBA-së Bradley Manning, i cili u dënua me 35 vjet burg, e ka deklaruar veten femër. "Më thërrisni që këtej e tutje me emrin Chelsea Manning", - kërkoi ai, duke deklaruar se dëshiron t’i nënshtrohet terapisë hormonale. Kurse në aeroportin "Hithrou" të Londrës u arrestua edhe një tjetër demaskues - braziliani David Miranda, i dashuri i reporterit të gazetës "The Guardian" Glenn Greenwald.

Në Bullgari nisën festimet solemne 2-ditore me rastin e 136-vjetorit të mbrojtjes së Pikës së kalimit Shipkinskij - beteja kyçe e luftës ruso-turke të viteve 1877-1878.

Përfaqësuesit e Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen më 19 shtator të një takimi të familjeve të ndara nga Lufta Koreane e viteve 1950-1953.

Të enjten në mbrëmje 5 burra të paidentifikuar përdhunuan një gazetare 22-vjeçare në qytetin e Mumbait.

Të gjitha çështjet teknike dhe logjistike për organizimin e konferencës ndërkombëtare mbi Sirinë në Gjenevë janë zgjidhur dhe për thirrjen e saj nevojitet vetëm vullneti i autoriteteve siriane dhe opozitës për të marrë pjesë në të, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon.

Shërbimet speciale britanike drejtojnë një bazë sekrete në Lindjen e Mesme, misioni i të cilës është interceptimi i thirrjeve telefonike dhe survejimi i korrespondencës në rrjetin Internetit, shkruan gazeta "The Independent", duke cituar dokumentet e deklasifikuara nga ish-bashkëpunëtori i CIA-s në arrati, Edward Snowden.

Si rezultat i krizës siriane një milion fëmijë janë kthyer në refugjatë.

Opozita në Siri duhet të garantojë vizitimin nga ekspertët e OKB-së të vendit të përdorimit të mundshëm të armëve kimike në rrethinat e Damaskut, thuhet në mesazhin e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

Forcat Ushtarake Ajrore të Izraelit dhanë goditje këtë mëngjes mbi një objektiv pranë Bejrutit në kundërpërgjigje të sulmeve të djeshme me raketa ndaj shtetit hebre nga territori i Libanit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
17
18
24
25
31