×
Bota, 16 gusht 2013

Në City e Londrës shpërtheu edhe një tjetër skandal i lidhur me mbledhjen e të dhënave anonime. "Koshat e zgjuar të plehrave" (smart boxes), të vendosura gjatë zhvillimit të Olimpiadës në qytet, siç doli, mund të survejonin e spiunonin kalimtarët dhe të ndiqnin gjurmët e lëvizjeve të tyre.

Mbështetësit e Presidentit egjiptian të rrëzuar nga ushtarakët, Mohammed Mursi, ndërmorrën përpjekjen për të sulmuar Sheshin qendror të Kajros, Tahrir.

Grupi i ekspertëve të OKB-së për armët kimike do të niset për në Siri të dielën, më 18 gusht, njofton Agjencia Reuters.

Pasardhësit e Mbretit anglez Richard III do të kundërshtojnë vendimin në lidhje me rivarrimin e monarkut në qytetin Leicester.

15 oficerë të policisë janë vrarë në Egjipt në përleshjet me mbështetësit e Presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi, të cilët dolën në mitingjet antiqeveritare me thirrjen e lëvizjes "Vëllazëria Myslimane", njofton kanali televiziv "Al Arabiya".

Në Kinë mbyllën përkohësisht kopshtin zoologjik, në të cilin një qen ishte paraqitur si të qe luan, njoftuan mediat lokale.

3 persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën gjatë hapjes së zjarrit me armë mbi një tren pasagjerësh në Pakistan, njoftuan mediat lokale.

Numri i viktimave të përleshjeve midis islamistëve dhe efektivëve të forcave të sigurisë në kryeqytetin egjiptian Kajro ka arritur në 50 vetë, njofton Agjencia Reuters me referim tek disa burime në organet e zbatimit të ligjit.

Të paktën 5 persona humbën jetën në përleshjet e reja në Egjipt, njoftojnë mediat vendase.

Trazirat në qytetet e mëdha të Egjiptit nuk kanë prekur zonat turistike të vendit - situata atje mbetet e qetë, njoftuan për Agjencinë "RIA Lajmet" qytetarët rusë që pushojnë aktualisht në resortet Hurghada dhe Sharm el-Sheikh.

Turistët rusë po vazhdojnë të kalojnë pushimet në Egjipt. Përleshjet e përgjakshme ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të "Vëllazërisë Myslimane" dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga autoritetet e vendit nuk patën ndonjë efekt të ndjeshëm në jetën e resorteve bregdetare. Ndërkohë, evakuimi i shtetasve të huaj nga Egjipti tashmë filloi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë dënoi sulmin terrorist të ndodhur ditën e enjte në periferi të Bejrutit, si rezultat i të cilit humbën jetën më shumë se 20 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

Njësia e anijeve ruse, e kryesuar nga kryqëzori raketor i Flotës së Detit të Zi "Moskva" (russ. "Москва"), përfundon sot vizitën e punës në portin Corinto të Nikaraguas, njoftoi përfaqësuesi i shërbimit për shtyp të Flotës.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama urdhëroi instalimin e paneleve diellore në çatinë e Shtëpisë së Bardhë për herë të parë pas çmontimit të tyre në vitin 1981.

Në të ardhmen e afërt Rusia do të dërgojë me avionë në Siri një parti tjetër me ndihma humanitare, njoftoi sot për gazetarët Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Rusia do të dërgojë një grup pune në Libi për të kontaktuar në lidhje me çështjen ligjore të bashkatdhetarëve Aleksandër Shadrov dhe Vladimir Dollgov, të dënuar për dhënien e ndihmës regjimit të Muammar Gaddafi, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Punë të Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç.

22 kisha të krishtere, duke përfshirë edhe 7 kisha katolike, u shkatërruan në Egjipt gjatë trazirave që kanë përfshirë vendin në dy ditët e fundit, njoftoi Radio e Vatikanit.

Operatorët turistikë rusë kanë filluar të korrektojnë planet e tyre lidhur me dërgimin e turistëve rusë në Egjipt, njoftoi sot Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Operatorëve turistikë rusë, Maja Llomidze.

Moska e mirëpriti marrëveshjen mes Damaskut dhe Kombeve të Bashkuara për dërgimin e një grupi inspektorësh për hetimin e rasteve të përdorimit të mundshëm të armëve kimike në Siri, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç.

Autoritetet që rregullojnë veprimtarinë në fushën e energjisë bërthamore në Indi dhanë leje për vënien në funksionim të reaktorit të parë të centralit bërthamor "Kudankulam", i cili po ndërtohet me ndihmën e Rusisë.

Fundosja e nëndetëses “Sindurakshak” në portin indian të Mumbai ka provokuar reagime e debate të nxehta në komunitetin e ekspertëve. Versione në lidhje me shkakun e shpërthimit dhe rënies së zjarrit në bordin e submarinës janë paraqitur disa, por të gjithë ekspertët janë të një mendimi megjithatë se një nëndetëse të tillë kaq të besueshme mund ta merrte në qafë vetëm faktori njeri.

Pala ruse aktualisht nuk vëren asnjë shkak teknik, si pasojë e të cilit mund të ndodhte shpërthimi në nëndetësen indiane të prodhimit rus, deklaroi Zv/Kryeministri rus Dimitri Rogozin.

Japonia iu drejtua me një notë proteste Izraelit në lidhje me deklaratat e papërshtatshme, të pavend në Internet të ish-Zëvendësministrit izraelit të Informacionit Daniel Seaman.

Zhytësit gjetën trupat e dy marinarëve, të cilët humbën jetën më 14 gusht si pasojë e një shpërthimi dhe zjarrit që ra më pas në një nëndetëse në portin e Mumbait, njoftojnë përfaqësuesit e Forcave Ushtarake Detare indiane.

Autoritetet e Zelandës së Re ndërprenë qarkullimin e trenave dhe fluturimin e avionëve pas tërmetit me magnitudë prej 6.8 ballë që ra sot në afërsi të kryeqytetit Wellington.

Ekspertët e OKB-së përfunduan inspektimin e anijes së Koresë së Veriut me armë kubane në bord, e cila u arrestua në Kanalin e Panamasë.

Agjencia e Sigurimit Kombëtar e SHBA-së gjatë 5 viteve të fundit e ka shkelur rreth 3.000 herë të drejtën e amerikanëve për respektimin e jetës private, njoftoi gazeta "The Washington Post".

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë të mendimit se në Egjipt i duhet dhënë fund dhunës dhe të fillojë domosdoshmërisht procesi i pajtimit kombëtar, deklaroi të enjten Përfaqësuesja e Përhershme e Argjentinës në këtë organizatë Maria Christina Perceval, e cila kryeson mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në muajin gusht.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
17
18
24
25
31