×
Bota, 13 gusht 2013

Kompanitë ruse të naftës po rrisin aktivitetet e tyre në Irak. Atje tashmë që prej kohësh punojnë “Lukoil” dhe “Bashneft”, ndërsa deri në fund të vitit duhet të fillojë shfrytëzimin e vendburimit të hidrokarbureve Badra kompania "Gazprom Neft".

"Sa profesional është Komisioni Evropian?" Një pyetje të tillë shtron Internet-portali mbi jetën e Bashkimit Evropian “EU-Infothek”, që del në Vjenë. Përgjigja nuk është aspak ngushëlluese, për të mos thënë zhgënjyese: shumica dërrmuese e zyrtarëve të BE-së përgjigjen për ato fusha të veprimtarisë, që nuk përputhen kurrsesi me përgatitjen e tyre profesionale.

Një grup prej 26 të burgosurish palestinezë, që mbahen aktualisht në burgjet izraelite, po përgatitet për t'u liruar. Vendimin për lirimin e tyre autoritetet izraelite e kanë marrë në prag të fillimit të bisedimeve me udhëheqësit e Autonomisë Palestineze. Megjithatë, njëkohësisht me këtë vendim u njoftua se ndërtimi i kolonive (vendbanimeve) hebreje në Bregun Perëndimor të lumit Jordan do të vazhdojë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
17
18
24
25
31