×
Bota, 9 gusht 2013

SHBA-ja po ndryshon taktikën e veprimeve në Lindjen e Mesme pas ngjarjeve në Egjipt, ku ushtarakët përmbysën "Vëllazërinë Myslimane", mendon Drejtori i qendrës kërkimore "Jaffa" në Kajro, Rifaat Saeed Ahmed.

Përfaqësuesit ushtarakë të Ukrainës dhe Italisë nënshkruan në selinë e NATO-s një marrëveshje për pjesëmarrjen e përbashkët të ushtarakëve të dy vendeve në operacionet e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë në Afganistan (ISAF), njofton ditën e premte Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Rrëmbimi i dy pilotëve të kompanisë ajrore "Turkish Airlines" në Bejrut është me "nëntekst sirian", deklaroi i Ngarkuari i përkohshëm me detyrat e Ministrit të Punëve të Brendshme të Libanit, Marvan Sharbel.

Numri i personave të shtruar në spital me goditje nga i nxehti për shkak të vapës së madhe, e cila po mban në Japoni që nga fillimi i verës, po i afrohet shifrës 30 mijë, thuhet në një deklaratë për shtyp të lëshuar ditën e premte nga Departamenti japonez i mbrojtjes nga zjarri, nën drejtimin e të cilit ndodhet shërbimi i ambulancës.

Në centralin bërthamor "Jinshan" në Tajvan, i cili ndodhet në pjesën veriore të ishullit, gjatë 3 viteve mund të ketë ndodhur rrjedhja e ujit radioaktiv në mjedisin rrethues, njoftohet në raportin e një komisioni qeveritar.

Në Liban po kërkojnë 2 pilotë turq, të cilët u rrëmbyen sot nga një grup militantësh të armatosur.

Për takimin e Presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së Moska përgatiti dokumentet mbi zhvillimin e tregtisë, minimizimin e kërcënimeve bërthamore dhe të lëndëve narkotike, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në bisedimet në kuadër të formatit "dy plus dy" me palën amerikane.

Në Islamabad një terrorist kamikaze u përpoq të hidhte veten në erë brenda një xhamie në periferi të qytetit, por u vra nga efektivët e policisë.

8 oficerë policie u plagosën gjatë trazirave në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast, thuhet në një njoftim të policisë lokale.

Separatistët myslimanë provokuan trazira në shtetin indian të Jammu dhe Kashmirit, si pasojë e të cilave u plagosën disa dhjetëra persona.

Juria e Gjykatës Supreme të qytetit amerikan të Worcester njohu fajtorë bashkëshortët Mayotte për dhunë seksuale ndaj fëmijëve të birësuar në Kazakistan, njoftoi botimi "The Telegram & Gazette".

Një avion ushtarak transporti me gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua gjatë uljes në aeroportin e Mogadishos, njoftuan autoritetet somaleze.

Në qytetin kryesor të Skocisë pritet të hapet Festivali Ndërkombëtar i Edinburgut (Edinburgh International Festival). Evenimenti 3-javor i artit performues zhvillohet këtë vit për të 67-tën herë.

Rreth 10 militantë hapën zjarr sot mbi vizitorët e një xhamie në qytetin e Quetta në Pakistan, duke vrarë të paktën 9 persona dhe plagosur më shumë se 20 të tjerë, njoftuan autoritetet lokale.

Detyra e të gjitha vendeve - "ndërtimi i një bote pa armë bërthamore", - deklaroi Kryeministri Shinzo Abe.

Terrorizmi në Siri po shndërrohet në një kërcënim real si për regjimin e Bashar Al-Assad, ashtu edhe për forcat opozitare, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas bisedimeve në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
17
18
24
25
31