×
Bota, 7 gusht 2013

Vendimi i Qeverisë egjiptiane mbi shpërndarjen e protestave të mbështetësve të "Vëllazërisë Myslimane" në sheshet Rabi’a al-Adawiyya dhe Al-Nahda është përfundimtar, deklaroi të mërkurën Kryeministri i Egjiptit Hazem Al-Bablawi.

Ushtarakët e Ushtrisë egjiptiane që nga momenti i rrëzimit nga pushteti të ish-Presidentit Mohammed Mursi kanë asgjësuar 60 militantë të grupeve radikale islamike në Gadishullin e Sinait, deklaruan të mërkurën ushtarakët egjiptianë.

Një avion pasagjerësh i një kompanie ajrore indoneziane gjatë uljes u përplas me një lopë që po kulloste aty pranë dhe pastaj doli jashtë pistës, njoftoi të mërkurën shtypi lokal.

Në prag të përvjetorit të pestë të agresionit të Gjeorgjisë kundër Osetisë së Jugut, Presidenti i republikës Leonid Tibillov dha një intervistë telefonike për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë”.

Të mërkurën në pjesën qendrore të Greqisë ra një tërmet me magnitudë 5.3 ballë, njoftoi televizioni lokal.

Populli iranian nuk është armik i Izraelit.

Si pasojë e një shpërthimi në kufirin libanezo-izraelit u plagosën 4 ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (Israel Defence Forces, IDF).

Presidenti i Bolivisë Evo Morales deklaroi mbi synimin e tij për të ngritur padi në gjykatat ndërkombëtare ndaj autoriteteve të SHBA-së për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dënojë pa rezerva aktet terroriste dhe masakrat ndaj banorëve civilë - kurdëve në Siri.

Qeveria e Japonisë pranoi se çdo ditë nga centrali bërthamor "Fukushima-1", që pësoi avari, derdhen në det rreth 300 ton ujë radioaktiv, njoftojnë ditën e mërkurë mediat e Tokios.

Një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve që ndodhën në qytetin e Aleksandrisë midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit të Egjiptit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi.

Koreja e Veriut premton të hapë plotësisht për kompanitë koreanojugore Zonën industriale Kaesong.

Rreth 40 mijë përkrahës të opozitës natën në të gdhirë të së mërkurës u mblodhën pranë ndërtesës së parlamentit të Tunizisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryesuar nga Partia islamike "Al-Nahda".

Në qytetin Rosario të Argjentinës si rezultat i një shpërthimi u shembën fasadat e përparme dhe e pasme të një ndërtese, më tej pasoi një zjarr.

Me sa duket nga të gjitha, në marrëdhëniet e ndërsjellta mes Iranit dhe Perëndimit po fillon periudha e njëfarë zbutjeje, çtensionimi. Në çdo rast, udhëheqja e re iraniane ka demonstruar gatishmërinë e vet për të negociuar dhe Perëndimi është i detyruar t’i përgjigjet me buzëqeshje asaj.

Një zjarr i madh shpërtheu në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Nairobi, njofton ditën e mërkurë Radiostacioni i Kenias "Capital FM".

Të paktën 10 persona u vranë si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm pranë zonës Al-Siouf në rajonin Jarman të kryeqytetit të Sirisë.

Jemeni ka ndërmarrë masa të pashembullta sigurie në lidhje me kërcënimin e sulmeve terroriste nga ana e militantëve të organizatës "Al-Qaeda".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
17
18
24
25
31