×
Bota, 6 gusht 2013

Duke ia patur frikën sulmeve të mundshme nga ana e “Al-Qaeda”, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara, misionet diplomatike dhe përfaqësitë e tyre konsullore në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut deri në fund të javës i mbyllën Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Norvegjia. "Zëri i Rusisë" është përpjekur të kuptojë arsyet që i shtynë vendet perëndimore për një veprim të tillë.

Një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u lënduan rëndë si pasojë e rënies së një balone (aerostat) në kantonin Fribourg në Zvicër, njofton ditën e martë botimi "La Liberte".

Rrëmbimi i njerëzve dhe vrasja në masë e pengjeve nga militantët e opozitës siriane po bëhen metodat e tyre kryesore taktike të veprimeve në luftën civile në Siri. Anëtari i Bordit të Koalicionit Kombëtar të forcave opozitare dhe revolucionare, Anis Ayrut, pranoi se ekzekutimet masive të banorëve paqësorë në lindje dhe në veri të vendit ndjekin si pikësynim vendosjen e "ekuilibrit të terrorit" me regjimin aktual. Edhe pse regjimi i Bashar Al-Assad nuk është akuzuar kurrë nga askush për pengmarrje.

Në Gjirin Persik nga një cisternë indiane ndodhi rrjedhje e naftës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe njoftoi mbi evakuimin e plotë të stafit të Ambasadës në Jemen.

Në Çikago 14 emigrantë të paligjshëm nga Meksika, të cilët kanë nevojë për transplantimin e veshkave dhe mëlçive të donatorëve, tashmë që prej një jave kanë hyrë në grevë urie, duke kërkuar që të përfshihen në listën e pritjes për transplantimin e organeve.

Rebelët sirianë në mëngjesin e 6 gushtit vendosën kontrollin e plotë mbi bazën ajrore me rëndësi strategjike "Menagh", e cila ndodhet në veri të qytetit të Aleppo pranë kufirit turk. Trupat qeveritare dhe rebelët për 8 muaj me radhë kanë zhvilluar beteja të ashpra në përpjekje për të marrë nën kontrollin e vet këtë strukturë të rëndësishme strategjike.

Astronomët e Agjencisë Hapësinore Evropiane me ndihmën e teleskopit "Hubble" bënë një fotografi, të quajtur në faqen zyrtare të Internetit të organizatës "Perëndimi i diellit në Mordor".

Kompania ajrore "Emirates Airlines" nisi të ofrojë një shërbim të ri për klientët më të pasur.

Ditën e martë gjykata hungareze i shpalli akgjykimin 4 të pandehurve të akuzuar për vrasjet brutale të ciganëve në vitet 2008-2009.

Serena Williams u bë tenistja e parë, e cila i siguroi vetes pjesëmarrjen në turneun përfundimtar të Shoqatës së Grave të Tenisit (WTA), i cili do të mbahet në tetor në Stamboll.

Autoritetet vjetnameze miratuan një ligj, i cili ndalon diskutimin e çështjeve të politikës së brendshme në Internet.

Është zbuluar një virus kompjuterik, i cili shfrytëzon dobësinë në shfletuesin (ang. browser) Firefox për privimin e përdoruesve të rrjetit Tor nga anonimiteti.

"Lloyd of London" premtoi zyrtarisht një shpërblim prej një milion euro për informacionin në lidhje me personin, i cili grabiti nga ekspozita në Kanë bizhuteritë e çmuara me vlerë totale rreth 103 milionë $.

Personi, i cili gjeti vdekjen si rezultat i një grindjeje në parkingun e supermarketit Asda në Biggleswade të Britanisë së Madhe, kohët e fundit u shërua nga kanceri, njoftoi familja e tij.

Në shtetin indian Jammu dhe Kashmir u vranë 5 ushtarë.

Partia në pushtet e Tunizisë "An-Nahda" ("Rilindja") deklaroi mbi gatishmërinë e saj për të zhvilluar një referendum për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Tenistja ruse Maria Sharapova renditet në vendin e parë në listën e sportisteve më të paguara në botë, sipas versionit të revistës "Forbes", me të ardhura vjetore 29 milionë $.

Dy senatorë republikanë amerikanë me ndikim - John McCain dhe Lindsey Graham - mbërritën në Egjipt për zhvillimin e bisedimeve me palët e konfliktit.

Prokuroria e Kilit i hoqi familjes së Gjeneralit të ndjerë Augusto Pinochet akuzat për pastrimin e miliona dollarëve nga fondet publike.

Një piton, i cili duke u zvarritur doli jashtë dyqanit të kafshëve, mbyti dy djem 5 dhe 7 vjet në gjumë në qytetin Campbellton në provincën kanadeze Nouveau-Brunswick.

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan mori pjesë në kalimin e parë provë nëpër tunelin hekurudhor "Marmaraj" nën Ngushticën e Bosforit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
17
18
24
25
31