×
Bota, 5 gusht 2013

Në SHBA Interneti për herë të parë ia ka kaluar televizionit për nga sasia e kohës, të cilën një amerikan i rritur kalon në mjedisin mediatik.

Pengesën e parë në rrugën e avancimit të garës së armatimeve e vuri Traktati mbi Ndalimin e Pjesshëm të Provave të Armëve Bërthamore. Sot, më 5 gusht, u mbushëm plot 50 vjet që nga dita e nënshkrimit të tij. Pas negociatash shumëvjeçare Dokumenti u nënshkrua në Moskë nga përfaqësuesit e SHBA-së, Bashkimit Sovjetik dhe Britanisë së Madhe.

Sekretari i Shtypit i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, përgënjeshtroi sot njoftimet e mediave italiane rreth vizitës së Vladimir Putinit në Itali për një darkë me Silvio Berluskonin.

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, Ilker Basbug, dhe disa eprorë të lartë të shquar ushtarakë u dënuan me burgim të përjetshëm.

Si rezultat i një shpërthimi që ndodhi në qytetin Cotabato, në ishullin Mindanao në jug të Filipineve, humbën jetën të paktën 4 persona.

Eric Eoin Marques, të cilin FBI-ja e konsideron si ndërmjetësuesin më të madh të përhapjes së pornografisë së fëmijëve në planet, u arrestua në Irlandë.

Një satelit amerikan fotografoi kantjerin kinez të ndërtimit të anijeve "Changxing", ku midis anijeve civile u pikas edhe një objekt i dyshimtë.

Në Afganistan të paktën 4 persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën si rezultat i një shpërthimi në tregun e Kandaharit.

Organizata ndërkombëtare e mbrojtjes së të drejtave të njeriut "Amnesty International" ka njohur 5 të ngujuar kubanezë si të burgosur të ndërgjegjes dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Gjykata në Turqi ditën e hënë pritet të shpallë aktgjykimin për çështjen (rastin) e komplotimit me qëllim grushtin e shtetit ndaj qeverisë.

Pentagoni deklaroi mbi reduktimin e afërt të forcave të armatosura.

Parlamenti i Indisë po fillon të shqyrtojë programin lidhur me subvencionimin e ushqimit për 2/3 e popullsisë.

Lëvizja, e cila u bë "motor" i rrëzimit nga pushteti të "Vëllazërisë Myslimane" në Egjipt, është duke lansuar një projekt të ri komunitar.

Martesat e para mes të njëjtit seks në Uruguaj mund të lidhen më 5 gusht - 4 muaj pasi ato u aprovuan nga Kongresi Kombëtar i vendit.

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad hodhi poshtë mundësinë e dialogut politik me opozitën e armatosur dhe bëri thirrje për të goditur terroristët "me një grusht të hekurt".

Një tren, i cili transportonte kimikatet të ndezshme dhe gërryese, doli nga shinat natën në të gdhirë të së hënës në qytetin amerikan Lawtell, shteti Luiziana.

Niveli më i lartë i kërcënimit terrorist u shpall më 4 gusht në kryeqytetin pakistanez Islamabad, njoftoi një burim i lartë në qeverinë e vendit.

Uashingtoni njoftoi se misionet diplomatike amerikane në një sërë vendesh në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme do të mbeten të mbyllura për afro një javë për shkak të kërcënimit të ndonjë sulmi të mundshëm.

Spanja po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së masave të caktuara ndaj Gjibraltarit, i cili është pjesë e Britanisë së Madhe, për shkak të skandalit me peshkimin, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme të vendit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
17
18
24
25
31