×
Bota, 2 gusht 2013

Ish-Kancelari gjerman Helmut Kohl planifikonte të dëbonte në kohën e vet nga vendi gjysmën e emigrantëve turq, njoftoi në faqen e saj të Internetit revista "Der Spiegel".

Ish-Kryeministri i vendit Ibrahim Boubacar Keita dhe ish-Kryetari i Bashkimit Ekonomik dhe Monetar të Afrikës Perëndimore Soumaila Cisse dolën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mali.

Kompanitë e mëdha private të telekomunikacionit i kanë ofruar shërbimeve britanike të zbulimit një ndihmë shumë më të madhe nga ajo që parashikohej më parë për survejimin e përdoruesve të Internetit.

Shoqata sindikale e sektorit publik të Greqisë po zhvillon një grevë 24-orëshe në zonën Attica të kryeqytetit kundër pushimit të ardhshëm masiv nga puna të nëpunësve civilë.

Rojet kufitare jordaneze parandaluan tentativën e depërtimit në vend të një partie të madhe armësh dhe lëndësh narkotike nga Siria, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

Zjarri shpërtheu në njërin prej korpuseve të klinikës më të madhe në Riga - në spitalin universitar me emrin e Pauls Stradins, njoftojnë mediat letoneze.

Presidenti aktual i Zimbabves, Robert Mugabe, po fiton në rivalitetin me ish-Kryeministrin Morgan Tsvangirai në zgjedhjet presidenciale.

 

Agjencia “Standard & Poor” uli parashikimin e vet në lidhje me rejtingun e Kroacisë nga i qëndrueshëm deri në negativ, thuhet në një njoftim të Agjencisë.

Sindikata e përgjithshme e punëtorëve të Tunizisë lëshoi ​​një ultimatum për qeverinë e islamistëve, duke kërkuar prej saj që t’i lëshojnë pushtetin teknokratëve.

Natën e kaluar militantët hapën zjarr mbi rajonin në periferi të kryeqytetit të Libanit, ku ndodhen Pallati presidencial, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë libaneze.

Çarja e tubit të kanalizimit pranë rajonit të mitingut të mbështetësve të "Vëllazërisë Myslimane" në Kajro natën e kaluar u pandeh nga protestuesit si fillim i operacionit policor për shpërndarjen e tyre.

Barack Obama diskutoi me liderët e Kongresit Amerikan ndryshimet në programet sekrete të shërbimeve amerikane të zbulimit, mbi ekzistencën e të cilave njoftoi mediat ish-oficeri i CIA-s, Edward Snowden.

Autoritetet japoneze për herë të parë lejuan banorët e një sërë rajoneve përreth centralit bërthamor që pësoi avari, "Fukushima-1", të kthehen në shtëpitë e tyre për një afat 3-mujor, njoftuan mediat japoneze.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
17
18
24
25
31