×
Bota, 1 gusht 2013

Rusia dënon vendosmërisht sulmet e radikalëve në Siri ndaj popullsisë paqësore kurde, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Një helikopter luftarak i kontingjentit të forcave të NATO-s në Afganistan dha gabimisht goditje mbi pozicionet e ushtrisë afgane në provincën lindore Nangarhar. Si rezultat mbetën të vrarë 4 ushtarë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Egjiptit kërkoi nga mbështetësit e ish-Presidentit Mohammed Mursi, që ndodhen në sheshet Rabia al-Adawiyya dhe Al-Nahda në Kajro, të ndalojnë aksionet e protestave.

Gjykata e Bangladeshit nxorri jashtë ligjit partinë kryesore opozitare islamiste në vend - "Jamaat-e-Islami" - duke e bazuar vendimin e saj në faktin se programi i partisë bie në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Një shpërthim gjëmoi sot pranë një prej ndërtesave administrative në ishullin Phuket në Tajlandë.

Kompania japoneze "Shin-Etsu Chemical" ka zhvilluar një komponent të ri për bateritë jonike me litium.

Në një fjalim, mbajtur në nder të përvjetorit të 67-të të ushtrisë, Presidenti sirian Bashar Al-Assad deklaroi se "është i bindur për fitoren" mbi rebelët.

NATO deri më tani nuk ka plane për ndërhyrje në situatën në Egjipt, ku më 3 korrik në sfondin e protestave masive ushtarakët rrëzuan nga pushteti Presidentin islamik Mohammed Mursi, deklaroi Komandanti i Forcave të armatosura të bashkuara të NATO-s në Evropë, Gjenerali amerikan Philip Breedlove.

Helikopteri rus "Mi-8", i cili realizoi një ulje emergjente në Etiopi, po fluturonte për në Sudanin e Jugut fqinj për të marrë pjesë në operacionet humanitare në bazë të kontratës së lidhur me Programin Botëror për Ushqimin të OKB-së.

Dhoma e Deputetëve të Uruguait votoi në favor të legalizimit të marihuanës.

Sindikatat e punonjësve të sektorit shtetëror në Greqi "ADEDY" po zhvillojnë aksione 2-ditore proteste kundër shkurtimeve nga puna.

Autori i rrjedhjeve të bujshme në media të materialit të klasifikuar mbi programet amerikane të spiunazhit, Edward Snowden, ditën e enjte do të bëjë një deklaratë lidhur me çështjen e informatorit të "WikiLeaks", Bradley Manning, njofton "WikiLeaks" në faqen e vet në Twitter.

Snajperi duhet të qëllonte mbi Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, më 24 korrik, në kuadër të operacionit të planifikuar "Babe".

Në Brazil punonjësit e aeroporteve shtetërore hynë në grevë, është paralizuar me këtë punën e më shumë se 60 terminaleve ajrore.

Kongresi amerikan votoi për projektligjin, i cili aplikon sanksione kundër Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
17
18
24
25
31