×
Bota, 24 qershor 2013
Shkencëtarët japonezë janë duke planifikuar transplantin e organeve të kafshëve tek të sëmurët. Këshilli për politikën shkencore dhe teknologjike i qeverisë së Japonisë i rekomandoi ministrave të lejojnë zhvillimin e një studimi në shkallë të plotë në këtë fushë. Kjo do të thotë se në të ardhmen dhuruesit më të kërkuar për dhurimin e organeve mund të jenë, për shembull, derrat, të cilët anatomikisht dhe gjenetikisht janë një nga speciet më të afërta me njeriun.
Në marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së është shfaqur një ngacmues i ri. Ai u bë ish-agjenti i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së, Edward Snowden. Duke u drejtuar nga Hong Kongu për në Ekuador, ku ai shpreson të marrë azil politik, Edward Snowden bëri një ndalesë në Moskë. Uashingtoni kërkoi menjëherë ekstradimin e tij nga Rusia. Sidoqoftë, probabiliteti që kjo kërkesë do të kënaqet, është jashtëzakonisht i vogël.
Më 25 qershor në brigjet e Francës do të fillojnë stërvitjet e mëdha ndërkombëtare detare "FRUKUS-2013". Nga Flota Ushtarake Detare ruse në manovra do të marrë pjesë korveta e Flotës Balltike "Steregushij". Gjithashtu do të marrin pjesë forcat ushtarake detare të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2013
1
2
8
9
15
16
22
23
29
30