×
Bota, 18 qershor 2013
Shërbimet e inteligjencës të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë survejuar Dimitri Medvediev. Kjo ka ndodhur gjatë Samitit të "Njëzetëshes së Madhe" në Londër, në të cilin Medvediev mori pjesë në vitin 2009. Kjo u bë e njohur në sajë të dëshmive publike të ish-bashkëpunëtorit të CIA-s dhe oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së (NSA), Edward Snowden.
Samiti i 39-të i “G-8” filloi me një incident tejet të pakëndshëm. Pala britanike doli e papërgatitur për të pritur udhëheqësit e "Tetëshes së Madhe" në Irlandën e Veriut ditën e dielë, siç ishte planifikuar. Vladimir Putin, i cili kishte ndërmend të fluturonte për në Belfast, mbeti në Londër deri të hënën, njoftoi shërbimi për shtyp i Kryetarit të shtetit rus.
Kriza siriane, siç dhe pritej, është bërë një nga temat kryesore të axhendës së ditës së parë të Samitit të "Tetëshes së Madhe" në Irlandën e Veriut. Në prag të tij në media u dukën vlerësime mjaft të ashpra të pozicionit të Rusisë mbi zgjidhjen e konfliktit sirian: ato kanë shkruar se në këtë Samit Putini do të dalë i vetëm kundër gjithë partnerëve të tij.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2013
1
2
8
9
15
16
22
23
29
30