×
Bota, Qershor 2013

Edward Snowden mori një dokument tranziti, për të udhëtuar në Ekuador. Kanali televiziv amerikan Univision, i cili përhapi këtë lajm, postoi të enjten në faqen e vet të Internetit një kopje të "pasaportës së përkohshme". Sipas gjasave dokumenti i është dhënë ish-punonjësit të CIA-s nga konsullata ekuadoriane në Londër më 22 qershor. Ndërkohë që më parë Ministria e Punëve të Jashtme e Ekuadorit pati deklaruar se nuk i kishte dhënë Snowden asnjë dokument, por thejsht po shqyrtonte çështjen e dhënies atij të azilit politik.

Në prezantimin në Vjenë të Raportit Botëror mbi lëndët narkotike të vitit 2013 korespodenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" i mori një intervistë ekskluzive Drejtorit të Shërbimit Federal për kontrollin e qarkullimit të lëndëve narkotike, Viktor Ivanov.

Në Bruksel më 27-28 qershor do të mbahet samiti i radhës i BE-së. Axhenda përmban çështje, të cilat kalojnë nga njëri samit i BE-së tek tjetri që nga mesi i vitit të kaluar: krijimi i një unioni bankar, i organeve të reja mbikëqyrëse bankare, rimëkëmbja ekonomike dhe lufta kundër papunësisë në mesin e të rinjve.

Shefi i Shërbimit të Rojes Kufitare të Rusisë Vladimir Kulishov më 26 qershor njoftoi se ish-oficeri i zbulimit amerikan Edward Snowden nuk e kaloi kufirin e Rusisë. Kjo do të thotë se ai ende mund të gjendet në zonën tranzit të aeroportit ndërkombëtar të Moskës “Sheremetievo”. Ndërkohë, vendet europiane gjithnjë e me më shumë këmbëngulje kërkojnë një shpjegim nga Shtetet e Bashkuara mbi faktet e mbikqyrjes globale të qytetarëve të Botës së Vjetër.

Rusia në vitet e ardhshme planifikon të rrisë prodhimin e energjisë bërthamore, duke përdorur reaktorët më bashkëkohorë dhe më të sigurt. Këtë e dekaloi më datë 26 qershor Presidenti Vladimir Putin gjatë një takimi me Kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), Yukiya Amano në Moskë.

Përgjigja ndaj sfidave dhe kërcënimeve aktuale mund të jetë vetëm forcimi i sigurisë dhe aftësisë mbrojtëse të shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait (OBSH). Ky është rezultati kryesor i takimit të 10-të të ministrave të mbrojtjes të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait.

Mediat kryesore perëndimore, duke publikuar bashkarisht një pjesë të kompromentimit të shërbimeve amerikane të zbulimit të paraqitur nga Edward Snowden, vendosën gjithashtu bashkarisht të hedhin dritë mbi arsyet e fshehta të veprimit të tij. Megjithatë, ekspertët seriozë janë të sigurt se: një person i cili me vetëdije dhe haptas kundërshtoi shërbimet e zbulimit, demonstron një vetëkontroll të hijshëm.

Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, Rusia, SHBA-ja dhe OKB-ja nuk kanë arritur të bien dakord mbi një datë të caktuar për zhvillimin e konferencës “Gjeneva-2", të kushtuar zgjidhjes së krizës siriane. Ky është rezultati zhgënjyes i konsultimeve trepalëshe në Gjenevë.

Vendndodhja e personit që bëri publike të fshehtat e shërbimeve të sigurisë amerikane Edward Snowden nuk dihet. Ai nuk fluturoi për në kryeqytetin e Kubës me fluturimin numër SU150 nga Moska. Në vend të tij në Havana mbërritën rreth 30 gazetarë. Fakti që ata u pritën në aeroportin e Havanës nga dhjetra kolegë me aparate fotografikë dhe kamera nuk befasoi askënd.

Shkencëtarët japonezë janë duke planifikuar transplantin e organeve të kafshëve tek të sëmurët. Këshilli për politikën shkencore dhe teknologjike i qeverisë së Japonisë i rekomandoi ministrave të lejojnë zhvillimin e një studimi në shkallë të plotë në këtë fushë. Kjo do të thotë se në të ardhmen dhuruesit më të kërkuar për dhurimin e organeve mund të jenë, për shembull, derrat, të cilët anatomikisht dhe gjenetikisht janë një nga speciet më të afërta me njeriun.
Në marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së është shfaqur një ngacmues i ri. Ai u bë ish-agjenti i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së, Edward Snowden. Duke u drejtuar nga Hong Kongu për në Ekuador, ku ai shpreson të marrë azil politik, Edward Snowden bëri një ndalesë në Moskë. Uashingtoni kërkoi menjëherë ekstradimin e tij nga Rusia. Sidoqoftë, probabiliteti që kjo kërkesë do të kënaqet, është jashtëzakonisht i vogël.
Më 25 qershor në brigjet e Francës do të fillojnë stërvitjet e mëdha ndërkombëtare detare "FRUKUS-2013". Nga Flota Ushtarake Detare ruse në manovra do të marrë pjesë korveta e Flotës Balltike "Steregushij". Gjithashtu do të marrin pjesë forcat ushtarake detare të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës.
Çështjen e reduktimit të armatimeve bërthamore duhet ta diskutojnë jo vetëm Rusia dhe SHBA, por dhe të gjitha vendet që posejdojnë armë të tilla. Kjo është deklaruar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në Forumin e 17-të Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian deklaruan mbi fillimin e negociatave për krijimin e zonës të tregtisë së lirë transatlantike. Sipas mendimit të ekspertëve, projekti ndjek më tepër qëllime politike se sa ekonomike.
Sistemi i ri inercial lazer i navigacionit LINS-100RS (russ. ЛИНС-100РС ) është ekspozuar në stendën ruse të Sallonit ndërkombëtar të teknikës ajroro-kozmike në Le Bourget të Francës. Ai është një zhvillim i kompanisë ruso-franceze "RS Aleance" (russ. "РС Альянс").
Rusisë dhe Bashkimit Evropian do t’u duhet të kapërcejnë mosmarrëveshjet e reja që do të lindin. Reformat evropiane në kuadër të Paketës së Katërt Hekurudhore janë të dizajnuara për standardizimin e kërkesave ndaj transportit dhe mirëmbajtjes teknike të mjeteve lëvizëse në BE.
Prodhuesit e avionëve të Rusisë dhe Austrisë arritën në marrëveshje për zhvillimin e përbashkët dhe prodhimin serik të avionëve të vegjël për pasagjerë. Marrëveshja u arrit në Sallonin ndërkombëtar të teknikës së aviacionit "Le Bourget" në Francë.
Dy mijë delegatë dhe gazetarë, tetë mijë oficerë të policisë dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve të sigurisë si dhe 50.000.000 £ për garantimin e sigurisë. Samiti i "Tetëshes së Madhe" përfundoi. Rezultat zyrtar i tij u bë komunikata prej gati 40 faqesh, në të cilën kanë gjetur pasqyrim marrëveshjet kryesore të liderëve të “G-8”.
Shërbimet e inteligjencës të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë survejuar Dimitri Medvediev. Kjo ka ndodhur gjatë Samitit të "Njëzetëshes së Madhe" në Londër, në të cilin Medvediev mori pjesë në vitin 2009. Kjo u bë e njohur në sajë të dëshmive publike të ish-bashkëpunëtorit të CIA-s dhe oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së (NSA), Edward Snowden.
Samiti i 39-të i “G-8” filloi me një incident tejet të pakëndshëm. Pala britanike doli e papërgatitur për të pritur udhëheqësit e "Tetëshes së Madhe" në Irlandën e Veriut ditën e dielë, siç ishte planifikuar. Vladimir Putin, i cili kishte ndërmend të fluturonte për në Belfast, mbeti në Londër deri të hënën, njoftoi shërbimi për shtyp i Kryetarit të shtetit rus.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2013
1
2
8
9
15
16
22
23
29
30