×
Bota, 16 maj 2013
Specialistët e Qendrës së Virologjisë të Novosibirsk-ut dhe bioteknologët do të angazhohen në zhvillimin e vaksinës kundër virusit vdekjeprurës H7N9. Shtami i tij u soll tashmë nga Kina në Rusi. Ndërkohë në Kinë janë infektuar më shumë se 130 njerëz. 36 prej tyre vdiqën.
Përfaqësuesja e Rusisë Dina Garipova arriti të dalë në finalen e konkursit ndërkombëtar të këngës "Eurovision 2013", i cili po zhvillohet në qytetin suedez Malmö. Suksesin këngëtares ia siguroi performanca e shkëlqyer e këngës “What if” (“Çfarë ndodh nëse”) në gjysmëfinalen e parë të konkursit ndërkombëtar muzikor.
Ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, nuk dëshiroi të komunikojë me gazetarët më 15 maj, pas thirrjes së tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse në lidhje me ndalimin në prag në Moskë të një spiuni amerikan. McFaul vetëm i përshëndeti përzemërsisht me dorë reporterët nga dritarja e limuzinës së tij. 20-30 vjet më parë një incident i ngjashëm spiunazhi do të kishte shkaktuar si minimum një ftohtësi të ndjeshme në marrëdhëniet ruso-amerikane.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2013
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2013
4
5
9
11
12
18
19
25
26